Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

lundi 15 novembre 2010

LAMTUMIRE o engjej te vegjel!


I dashur mik, koleg, bashkepunetor, fqinj, bashkeqytetar, bashkefshatar,
I dashur njeri,

Sot dua te shfryj! Dua te nxjerr gjithe marazin qe me eshte mbledhur si lemsh ne gryke, dua te bertas me te madhe dhe te shaj “rrip me rrip” perendine, njerezine, politikanet, funksionaret, keshilltaret, komunaret! Dua te nxjerr marazin mbi te gjithe siperpermendurit qe nuk lane gur pa levizur per t’u pasuruar, per te marre e rrezuar pushtete, por kurre nuk bene gjene me te vogel per te ndihmuar 4 vocerraket e mjeruar!

Mes tyre ndodhet dhe nje engjell i vogel! Shiheni me kujdes Nertilen 6 vjecare! Tunduni prej vendit, zgjohuni nga gjumi, Nertila e vogel, me syte qe i ndritin, me floket e verdha, me nje “xhufke” flokesh lozanjare mbi koken e saj, mund te ishte femija juaj!

Ata ishin kater, ata iken te kater! Te vetem, fillikat te vetem, te braktisur nga ai qe duhej te ishte mbrojtesi i tyre deri ne vdekje, deri ne vdekjen e vet dhe jo deri ne vdekjen e tyre! Te braktisur nga ati, nga familja, nga shteti nga shoqeria! Te veshur me zhele mjerimi, me rroba te grisura, ndoshta dhe te pangrene!

Te ndodhur VETEM, as nena e tyre e mjere nuk ishte aty, as laneti AT nuk ishte aty! Aty ndodhej ulur kembekryq varferia, mjerimi, skamja! Sa turp per ate baba, sa turp per ate familje te krisur qe perjashtoi nenen, qe braktisi kater engjej te parritur dhe ju preu jeten te gjitheve bashke.

Jetonin te kater ne nje kasolle 25 meter katrore. Nuk kishin asnje orendi, kishin vetem nje nene qe i ishte dashur te martohej femije. Kjo e mjere nene, nuk mundi t’u hidhte asnje dore dhe krijesave te saj. Per ta ishte katandisur ashtu sic ishte katandisur. Nuk ishte larguar per shfryre epshet e saj rrugeve, kishte ikur t’ju sillte nje kafshate buke, pak pare per t’ju blere nje pale corape, corape qe babai i tyre as qe kishte menduar ndonjehere t’ja u blinte.

Kishte ikur te punonte naten sepse diten nuk e merrte askush ne pune, sepse te gjithe e trajtonin dhe e shihnin si nje “te perdale” dhe jo si nje nene me kater vocerrake te paritur, te pagezuar, te paveshur, te keq ushqyer!

Po si e lejuan valle ate te ashtuquajturin xhaxha te merrte dhe te kallte ne dhe trupat e tyre?! A eshte e drejte qe nje i huaj si ai te mos lejoje kete nene te mos qaje femijet e saj, te mos ju hedhe nje dore dhe?! Cfare behet ne ate vend, kush e ka FAJIN?!

Ajo nene e mjere ka folur me syte e mbyllur, ka folur me shpirtin e helmatisur, me peshen e denimit me te rende qe mund te ekzistoje ne kete bote, vdekjen e kater femijeve te saj, te vetmen shprese te sajen ne kete bote!
“per te rritur keta femije, njerezit me kane shkelur me kembe, sa une nuk dija c’beja per te yshqyer femijet... Mbreme i gjeta... vetem gocen e vogel kam pare siper krevatit, te zbardhur. S’guxova me te te kontrolloj femijet e tjere. Fillova te bertas…”

E kishin martuar vetem 15 vjece. E kishin detyruar te punonte dite e nate dhe kur kthehej ne shtepi, babai i kater femijeve e shqepte ne dru! Njerezit e familjes nxisnin kete dhune cnjerezore duke i kerkuar babait te femijeve te punonte dhe ta mbante gruan mbyllur, sepse ndryshe ata do te vinin ta mbysnin kete te fundit ne shtepi.

Nje grua e martuar, por pa burre, nje nene me kater femije, por pa buke per ta, nje nene e martirizuar qe i vune nje mije e nje epitete, e shane, e rrahen, e zbuan, e quajten..., dhe me ne fund nuk e lejuan te varrose femijet e saj!
Ata ishin kater, ata iken te kater! Roberti, me i madhi 13 vjec, Vilsoni 11 vjec, Kasandra 9 vjece dhe nertila e vogel, vetem 6 vjece!

Le te flasin sa te duan per te drejtat e femijeve, te kater ata nuk gezuan asngje ne kete bote! Le te klithin sa te duan per sistem kombetar te mbrojtjes sociale, ata nuk jetojne me se ne nuk qeme te zotet t’i mbronim, se ata atje ne Komune, bashki, qeveri e ku di une se ku, nuk kane sy e veshe, nuk kane meshire!

Le te shkruajne se varferia po ulet ndjeshem ne zonat urbane, ata shkuan pa u veshur kurre si femije normale, pa ngrene kurre si femije normale! Ata nuk paten kurre lodra per t’u zbavitur, “lodrat e tyre te vetme qene guret e rruges”!

Le te bertasin strukturat lokale, bashkiake, komunale se ndodhen prane njerezve, femijeve! Ata u ndodhen atje vetem atehere kur “thika kishte shkuar gjer ne palce”, shkuan atje per t’i varrosur, per t’i larguar njehere e mire nga kjo bote!

Po cili valle eshte ai njeri, ai shtet ajo shoqeri qe mbyll syte perpara kesaj gjendje te denje per vendet e botes se trete? Cili eshte ai funksionar, Kryetar Komune, Prefekt qe do te mund te fleje i qete sot e tutje?

Po valle sa vlere kane mburravecet, kastravecet, burrecet qe propagandojne numrin e grave shqiptare ne politike, kur ne vendin e tyre te rrahesh dhe masakrosh nje grua eshte “trimeri, burreri, nder”, e ku di une se cfare?!

E dashur Nertila, zog i vogel dhe i parritur! Ti gonxhe e vogel mbushur me vese mengjesore te pranveres. Ti kenge e pakenduar e dashurise prinderore, ti gezim i pashterur, ti flokeverdhe lozonjare diellore!
Gezohu atje ne parajse nese ajo ekziton, gezohu ashtu si cdo te duhej te gezoje mbi kete te nemur toke, te nemur jete! Bashke me Robertin, Vilsonin dhe Kasandren!

Lutem qe “gjumi i madh” t’ju kete pushtuar ngadale, pa u ndjere, pa ju torturuar! Lutem qe zoti te mos ju kete braktisur, sepse ne njerezit ju harruam! LAMTUMIRE o engjej te vegjel!

vendredi 13 août 2010

Ambasadori amerikan John Withers II u le “amanetin e tij” shqiptareve para largimit: Mbrojeni demokracinë tuaj!


Muajt e fundit ka patur shume debate ne lidhje me ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane. Ky personalitet aq i dashur per shqiptaret, ky diplomat karriere qe pergjate tre vjeteve arriti te mesoje ne menyre perfekte Gjuhen Shqipe, u be ne njefare menyre miku me i mire i popullit shqiptar. Megjithese ishte diplomati me i fuqishem ne Tirane, ai gjeti kohe te vizitonte Shqiperine ne cdo kend te saj, te ulej e bisendonte kembekryq me pleq, djem, burra e gra. Nuk u “terperua” asnjehere ky njeri dhe atehere kur i duhej te bisedonte me femijet dhe t’ju lexonte perralla e fabula si nje prind i mire.

Mirepo Ambsadori Withers u gjend mes nje furtune mediatike mjaft te veshtire. Atij ju desh te nderhynte disa here ne jeten politike te Tiranes duke u perpjekur te shmangte sabotimin e demokracise. Duke ndjekur fill e per pe politiken e qeverise se SHBA-ve, atij ju desh te shndrrohej ne delen e zeze te Shqiperise politike.

Per ironi te fatit me kujtohet letra qe i nisi Rezart Taci Ambasadorit Widhers. Ne ate kohe une bera dhe nje shkrim ku ju pervesha ashper biznesmenit tone “te madh” duke i kujtuar se po ja fuste kot me kot dhe se nuk ishte e mundur qe Rezarti te vinte ne prove inteligjencen, formimin dhe dijet e Ambasadorit, te pakten ne lidhje me Luter Kingun.

Por letrat kunder Ambasadorit duket se nuk perfunduan ketu. Para disa javesh nje nder penat me te spikatura te gazetarise shqiptare, Zoti Blendi Fevziu beri gafen me te madhe te jetes se tij, duke akuzuar drejteperdrejte Ambasadorin si nje politikberes personal dhe mos zbatues i direktivave te Washingtonit.

Aq i ashper ishte ai shkrim i Fevziut saqe mu desh te kthehesha ne kohe. Te kujtohesha per ato vite ku ai ishte gazetar te “Koha Jone” e asaj kohe. Blendi Fevziu ka jetuar rrahjet dhe keqtrajtimet e sistemit autokratik para disa viteve, ka jetuar shkrumbosje redaksish, ka jetuar renien e shtetit Brenda dy oreve sikur te ishte nje keshtjelle prej rere. Kete rradhe nuk e di pse ai nuk mundi te kuptonte se sinjalet qe vijne nga SHBA-ja nuk ishin ide personale te Ambasadorit, por mesazhe te qarta diplomatike, per nderrim kursi te politikes Tiranase.

Ani pse Rezart Taci shkroi nje cope leter idiote, ne fund te fundit aq e ka kulturen dhe nuk mund te presesh me shume prej tij. Nuk ka problem qe Blendi Fevziu i vuri nje damke me permasa te konsiderueshme reputacioànit te tij si gazetar i pavarur dhe neutral. S’ka gje se dikush, nje dite te bukur kur nuk kishte se cfare te thoshte per sukseset e pafundme te qeverise e quajti Ambasadorin Komunist, por…

Por qe te vinte dita qe Ministri i Jashtem i Republikes se Shqiperise, me perkrahje te plote te Kryeministrit dhe qeverise t’i drejtonte leter Sekretares se Shtetit Amerikan ku t’i ankohej per Ambasadorin Amerikan, kete nuk ja mori mendja askujt.

Mirepo cdo e keqe ka dhe te miren e saj. E para sepse tani morrem vesh ca gjera qe ndoshta nuk do t’i dinim kurre. E dyta sepse me ne fund te gjithe shqiptaret e moren vesh se qeveria e tyre nuk vlen nje grosh. Me ne fund qeveria Amerikane reagoi hapur dhe ne dy menyra: e para me nje leter drejtuar Zevendes Kryeministrit te majte te qeverise se djathte dhe e dyta po me gojen dhe zerin e Ambasadorit te saj ne Tirane John Withers II.

1-Ambasadori Withers ka shprehur ne menyre te patjetersueshme mendimet e qeverise dhe Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes!

2-Shqiperia ndodhet ne krize te plote demokracie!

3- Per SHBA-ane dhe Ambasadorin Withers, “eshte me rendesi themelore ne kete vend qe demokracia te mbrohet, qe ajo te beje perpara per te kryer funksionin e saj themelor, i cili eshte t’i sherbeje mireqenies dhe aspiratave pozitive te popullit shqiptar”. Nese ambasadori Withers do te kishte nje keshille per shqiptaret perpara largimit ajo do te ishte: “Mbrojeni Demokracine Tuaj...!

4- Shqiperia ka shkelur marreveshjen me aleancen ushtarake me te fuqishme te botes NATO-n. Ne momentin e hyrjes se vendit ne NATO, Shqiperia i premtoi aleances mos prekjen e institucioneve si SHIK-u te pakten per nje periudhe tre vjecare. Ne rast se do te ishte e nevojshme nje nderhyrje apo permiresim, Shqiperia duhet te konsultohej me aleancen dhe te mos vinte ne rrezik standartet e kerkuara. Ky informacion eshte fakt i panjohur me pare per publikun shqiptar dhe deshmon verberine dhe etjen per pushtet palimit te qeverise aktuale!

5- Ata qe tentuan pa sukses ndryshimet ne ligjin per SHIK-un, duhet t’i thone popullit shqiptar se perse donin t’i benin keto ndryshime duke qene te vetedijshem per marreveshjen me Aleancen. Midis te tjerash ata duhet t’i shpjegojne popullit shqiptar se perse nuk i morren parasysh shqetesimet e Qeverise Amerikane dhe Bashkimit Europian!

6- Ministri i jashtem shqiptar duhet te shprehet qarte ne lidhje me marredheniet strategjike te Shqiperise me Rusine. Amerikanet presin me shume informacion nga aleati i tyre strategjik, Shqiperia, ne kete aspekt!

7-Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane deshmuar se jane aleati me i ngushte dhe miku me i madh i shqiptareve. SHBA-ja i kujton shtetit shqiptar te mos harroje perkrahjen per integrimin e shqiperise ne aleancat euro-atlantike dhe sidomos kontributin per ceshtjen e Kosoves!

8-Ne Shqiperi sistemi i drejtesise eshte i semure rende. Parlamenti shqiptar refuzoi ne menyre te papergjegjshme te gjithe kandidatet e propozuar ne Gjykate te larte, pavaresisht se kjo perzgjedhje perfshinte dhe disa nga gjyqtaret me te mire te Republikes!

9- SHBA-ja mendon se plaget e Gerdecit rrjedhin ende gjak! SHBA-ja mendon se drejtesia nuk eshte vene ne vend! SHBA-ja pyet shqiptaret se sa te qete e bejne gjumin per demokracine e tyre ne lidhje me kete tragjedi!

10- SHBA-ja njohu dhe vuri re elemente pozitive ne zgjedhjet e fundit parlamentare, por SHBA-ja mendon se mbeten pa pergjigje dy pyetje te rendesishme. Nje nder to eshte dhe e meposhtmja: “A paten shqiptaret nje dite te mire te nesermen e ketyre zgjedhjeve? Kjo shprese nuk doli e tille”!

Ne kohen qe qeveria dhe opozita shqiptare po pushojne ne brigjet e kripura te Jonit dhe Adriatikut nje ambasador po largohet. Shqiperise ka per t’i mbetur miku i saj me i mire Amerika, ndersa shqiptaret po humbasin nje nder “te tyret”. Ne kohen qe Kryeministri peruron rruge te reja ne fshatrat e bregut, shteti me demokratik i botes, Amerika, i kujton se demokracia mund te rrezokohet shume lehte.

Faleminderit Ambasador John Withers II! Faleminderit qe mesuat gjuhen tone, qe vizituat fshatrat e vendit tim, qe folet dhe perkedhelet femijet e vendit tim! Faleminderit Ambasador dhe dijeni se ne rast se disa pushtetare, bisnesmene apo gazetare ja u kane mbyllur deren e tyre, dera e shqiptareve dhe Shqiperise eshte dhe do te mbetet gjithmone e hapur per ju!

lundi 26 juillet 2010

Serbia nuk mund të mbajë më leksione diplomacie!



Nga Genti Metaj


Deri para pak ditësh qefji na e kishte të thoshim se Serbia do të pësojë një disfatë të hidhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Sot kjo punë është vulosur e firmosur duke sjellë në sytë e opinionit ndërkombëtar historitë e theroreve serbe. Historitë e gjithë atyre konflikteve gjakësore hapur e mbyllur me dhunë në të gjithë këndet e ish-Jugosllavisë. Saga e luftërave serbe fillon në vitet 1990 me katër kësish. Me katër luftra të humbura, me katër disfata njerëzore, materiale, sociale dhe për më tepër një imazhi të sakatosur keq e më keq të këtij shteti dhe qytetarëve të tij. Sllovenia, Kroacia, Bonja, Kosova, janë njollat e gjakut serb mbi hartën e Ballkanit.

Në rastin e Kosovës serbët u përpoqën më të gjitha mënyrat të mos dilnin “humbësit e vërtetë”. Për këtë arësye ata shkuan ne Hagë dhe iniciuan procesin e ligjmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për këtë arësye parlamenti Serb ju kërkoi falje boshnjakëve për viktimat e Sebrenicës, por pa e quajtur atë genocid. Për këtë arësye Presidenti Tadic shkoi dhe morri pjesë në ceremoninë me rastin e 10 vjetorit të kësaj batërdie njerëzore qe hoqi nga faqja e dheut 8 mijë djem e burra në një ditë, vetëm e vetëm se ata ishin bosnjakë muslimanë, pra vetëm e vetëm se nuk ishin serbë. Mirëpo kurthi i ngritur nga serbët nuk funksionoi! Serbët me anë të këtij veprimi dhe pas dhënies se verdiktit nga GJND-ja humbën një betejë diplomatike te sendërtuar fije më fije prej tyre. Mospranimi i verdiktit ja u ka nenvlehtësuar në maksimum seriozitetin dhe besueshmërinë në sytë e gjithë botës. Pra tashmë argumenteve juridike të serbisë ju ka dalë boja dhe ju ka ardhur fundi. Përgjigjen e morrën aty ku ata vetë e kërkuan, ne Hagë!

Tanimë ka ardhur koha të themi se argumentet politke janë zhvleftësuar njëlloj si ato juridike. Serbët pretendonin se pavarësia e Kosovës do të trazonte rajonin, ndërsa sot koha dëshmon të kundërtën: pra pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar rajonin. Rajon i pastabilizuar mbetet vetëm veriu i Kosovës dhe gjithë bota e ka të qartë se aty ka dorë Serbia. Të gjithë e dinë se në veri të Mitrovicës bandat serbe sponsorizohen nga qeveria e Beogradit, se atje korrupsioni dhe kontrabanda po shfarosin cdo ditë e më shumë jetën e njërezve. Pra dhe këtij argumenti i ka ardhur fundi, sot pas vendimit të GJND-së, më shumë se kurrë ndonjëherë.

Sot qeveria serbe ka humbur dhe “pop” starin e saj politik. Ministrit të jashtëm serb, zotit Vuk Jeremic duket se i ka perënduar ylli i lavdisë. Ky politikan i ri në moshë, por i plakur në mendime dhe diplomaci, nxiti qeverinë serbe për ndërrmarrje te cmendura si ai i cuarjes së cështjes në Hagë, harxhoi energjitë dhe buxhetin e një shteti te tërë për fituar ato që Serbia i kishtë humbur në katër luftëra me rradhë. Kërkoi t’ju mbushte mëndjen Europës, Amerikës e botës mbarë që Serbia kishte të drejtë, pavarësisht se Kosova u clirua nga ndërhyrja e tyre ushtarake.

Tashmë nga Serbia kërkohet hapur që ajo të ulet ne tryezë dhe të bisedoi si e barabartë me kosovarët, të bashkëpunojë për stabilizimin e situatës në Kosovë dhe në rajon, duke e palosur njëherë e përgjiothmonë fletën e së kaluarës.

Ndërsa për Kosovën kanë rënë e bien këmbana të reja. Tashmë qeveria e Kosovës duhet të vihet ne kryë të punës dhe t’ju udhërrëfejë vendeve që nuk e kanë njohur ende se përse duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithëse Serbia do të vazhdojë dhe për ca kohë të pengojë njohjen e Kosovës si shtet, megjithëse Serbia nuk ka për ta nohur ndoshta kurrë Kosovën, tashmë është në duart e politikës kosovare ndryshimi thelbësor i fushatës diplomatike. Beogradi do të detyrohet me kohën që të heqë dorë nga integrimi rajonal dhe ndërkombëtar i Kosovës, ndërsa kosovarëve ju takon te jenë të vendosur në zbatimin e strategjive të tyre shtetformuese dhe ndërkombëtare. Mes të tjerash Kosova duhet të punojë për imazhin e saj. Ndoshta eshte ky i fundit celësi i artë i shtetit më të ri në botë. Kosova duhet te luftojë pa kompromis korrupsionin, të krijojë mundësitë e investimeve nga aleatët e saj, por dhe të gjithë investitorëve potencialë, duke u shkëputur nga filozofia e klanit dhe klientelizmit.

Kosova nuk duhet të harrojë angazhimin e aleatëve të saj, sic nuk duhet të harrojë se në rast zhgënjimi nga ana e tyre, cmimi për t’u paguar do të jetë shumë i madh.

vendredi 23 juillet 2010

Shqiptarët artizanët e të ardhmes së Ballkanit


Nga Genti Metaj

Serbia e mësuar me "fitore" dhe dominim të rëhatshëm të rajonit, gjendet tashmë në një pozicion delikat. Qëndra e gravitacionit është zhvendosur drejt një kombi tjetër, i cili disponon dy shtete, por dhe një rol të rëndësishëm në gjithë rajonin. Këtu dua të përmend prezencen e më shumë se 30% të popullsisë shqiptare etnike në Maqedoni, prezencen e shqiptarëve në Malin e Zi apo ne Sërbi. Tashmë gjeopolitika ka ndryshuar kah, duke u dhënë shqiptarëve privilegjin, por dhe përgjegjësinë për të luajtur një rol të ri dhe konstruktiv në të ardhmen e ballkanit.

Tashmë nuk përbën më lajm që Kosova nuk mund të trajtohet më si një ish-provincë serbe as nga serbet dhe as nga ndonjë vend tjetër që fliste kundër pavarësisë së së saj në emër të sovranitetit te kombeve. Duke deklaruar se Kosova nuk ka shkelur në asnjë moment të drejtën ndërkomëtare, GJND-ja ka konfimuar ne mënyrë direkte se Kosova ka qënë thjesht një përbëres i ish-federatës Jugosllave dhe asnjëherë pjesë e Sebisë.Megjithëse ka qënë përherë e qartë, megjithëse bota mbarë e di se Kosova nuk ka qënë asnjherë pjesë e Sebisë, u desh që vendimi i GJND-së, kërkuar dhe pritur me padurim nga qeveria serbe të coj në vendin e duhur të drejtën ndërkombëtare.

Menjëherë pas vendimit të GJND-së, Ministri i Jashtëm Serb Vuk Jeremiç u përpoq të relativizonte impaktin e këtij vendimi duke thënë se ky ishte thjesht një mendim konsultativ pa vlerë juridike dhe pa asnjë lloj detyrimi për Serbinë. Mirëpo ai harroi se ishte Serbia që e kërkoi këtë mendim në OKB dhe se përfundimisht ai u shpreh në mënyre katërcipërisht të kundërt me të thënat e mëparshme qoftë të tij, qoftë të qeverisë apo Presidentit Tadiç. Në fakt humbja e Serbisë ne Gjykatën ndërkombëtare te Drejtësise minon kryekëput strategjinë e saj në vazhdën e angazhimeve diplomatike kundër njohjes së Kosovës nga vendet e tjera apo organizatat ndërkombëtare.

Deri dje pyetja qe vinte natyrshem në buzët e qytetarëve kosovarë apo aleatëve te shqiptarëve ishte: Cila është strategjia e shqiptarëve në rast të një vendimi te disfavorshëm për Kosovën? Ndërsa sot, është diplomacia serbe që ndodhet ne një rrugë pa krye. Në fakt, serbët e dinin se nuk ishte e mundur të jepej një vendim në favor të tyre, por ata shpresonin tek një vendim i dyzuar, pra një vendim jo i qartë dhe i interpretueshëm, i cili do t'i lejonte te shpërndanin tymnajën e strategjisë së tyre në lidhje me Kosovën.

Megjithëse Jeremic dhe pas tij Tadiç konfirmuan se nuk e njohin vendimin konsultativ të GJND-së, e dinë shumë mirë se do të jetë e veshtirë të kontestojnë një vendim për të cilin ata vetë ishin nismëtarët dhe pikënisësit e procedurës në Hagë.

Tashmë retorika beogradase se Kosova do të frymëzojë rajone të tjera të kërkojnë pavarësinë nuk mund të shihet në të njëjtën mënyrë. Nuk mund të shihet në të njëjtën mënyrë për dy arësye: e para sepse nuk ka patur lëvizje të tilla që prej momentit të pavarësisë; dhe e dyta sepse të gjithë e njohin situatën, historinë dhe shanset e ofruara Beogradit përpara ndërhyrjes së NATO-s dhe shpalljes së kordinuar të pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, megjithëse Kosova është njohur nga 69 shtete, përfshi këtu SHBA-ne, 22 nga 27 vendet e BE dhe prej të gjithë fqinjëve të saj, pritet një valë e re njohjesh nga vendet të cilat prisnin pikërisht vendimin e GJND-se përpara se të prononcoheshin për pavarësinë e saj.

Të jemi të ndërgjegjshëm se deri tani Serbia ka mundur të bllokojë jo pak njohje të Kosovës duke u mbështetur pikërisht tek fakti se GJND-ja do të sheshonte pikëpyetjen e madhe të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë. Përvec të thënave të mësipërme, pritet nje valë e re diplomatike në favor të njohjes së pavarësisë me mbështetjen dhe lobingun direkt të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Frances dhe Gjermanisë.

Por tashmë ka ardhur koha që qeveria e Kosovës të tregojë aftësitë e saj në arenën diplomatike botërore. I takon kësaj të fundit të ndërrmarre një ofensivë diplomatike serioze dhe të guximshme, me qëllim sigurimin e të paktën 93 njohjeve në total. Është e domosdoshme që në mbedhjen e ardhshme te OKB-së, Kosova të jetë gati për t'u pranuar anëtare e saj. Në rast se diplomacia kosovare dhe sigurisht shqiptare nuk do të jenë në gjendje te bëjnë një gjë të tillë, do të thotë se nuk jemi ne gjendje dhe nuk kemi kapacitetet e nevojshme per luajtur në mënyre dinjitoze ne arenën diplomatike ndërkombëtare.

Megjithëse në terren njohja e ligjshmërise së pavarësisë së Kosovës nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, ajo përbën një moment të ri për aktualitetin politik të rajonit. Shqiptarët e shohin dhe njëherë veten në krye të aktualitetit botëror dhe pozicioni i tyre është forcuar sërish. Nga ana tjeter, rasti i Kosovës përbën një precedent të ri në të drejtën ndërkombëtare. Qysh prej krijimit të saj pas luftësë së dytë botërore, GJND-ja ka trajtuar 24 cështje dhe është hera e parë që trajton një problem të tillë.

Nga ana tjetër, ky rast është një ndeshje e pastër mes diplomacisë serbe dhe asaj shqiptare. Është rasti i dytë që diplomacia shqiptare del fitimtare duke forcuar vendin e saj qoftë në arenën ndërkombëtare, qoftë në atë rajonale.

Serbia e mësuar me "fitore" dhe dominim të rëhatshëm të rajonit, gjendet tashmë në një pozicion delikat. Qëndra e gravitacionit është zhvendosur drejt një kombi tjetër, i cili disponon dy shtete, por dhe një rol të rëndësishëm në gjithë rajonin. Këtu dua të përmend prezencen e më shumë se 30% të popullsisë shqiptare etnike ne Maqedoni, prezencen e shqiptarëve në Malin e Zi apo ne Sërbi. Tashmë gjeopolitika ka ndryshuar kah, duke u dhënë shqiptarëve privilegjin, por dhe përgjegjësinë për të luajtur një rol të ri dhe konstruktiv në të ardhmen e ballkanit.

jeudi 22 juillet 2010

Si te marrim neshtetesine belge?


Nga Genti Metaj

Nje nder temat me mjaft interes per te gjithe te huajt ne Belgjike eshte dhe a jo e marrjes se nenshtetesise belge. Ky debat ka qene mjaft i ashper diku aty para viteve tedhjete dhe shume organizata qe mbronin te drejtat e emigranteve kane bere nje lufte politike mjaft te ashper per te arritur tek ligji per akordimin e shtetesise belge. Ne kete material ne deshirojme te informojme te gjithe lexuesit per disa nga procedurat qe duhen ndjekur per te marre shtetesine belge.

Marrja e shtetesise belge rastis te duket e komplikuar dhe shpeshhere dekurajuese. Ne fakt asgje nuk eshte kaq e komplikuar ne rast se kemi informacionin e nevojshem dhe sigurisht nese ju drejtohemi institucioneve dhe organizatave te specializuara ne kete drejtim. Ne kete artikull ju do te gjeni informacione te thjeshtezuara dhe praktike, te cilat synojne t’ju orientojne sic duhet drejt procedurave dhe t’ja u bejne te thjeshte « betejen e nacionalitetit belg ». Sigurisht qe ky dokument nuk mund te jete « i perjetshem dhe absolut », duhet te kemi parasysh se gjerat evoluojne, pasurohen, lehtesohen ose veshtiresohen. Gjithsesi ne rast se ndodheni perballe nje problemi mos hezitoni te kontaktoni me autorin e ketij materiali, i cili operon ne fushen e te drejtave te emigranteve.

Dhenia e shtetesise ne baze te nje prindi me shtetesi belge


Nje femije qe lind ne belgjike dhe nje nga prinderit e tij ka shtetesi belge, perfiton automatikisht shtetesine e mbreterise. Ne lidhje me kete rast nuk ka asnje procedure madhore per t’u kryer, pervec njohjes se femijes nga prindi belg dhe rregjistrimi i tij prane zyres se gjendjes civile te komunes ku keta te fundit kane zgjedhur rezidencen e tyre.

Po ne kete kendveshtrim perfitojne shtetesine belge te gjithe femijet qe lindin jashte shtetit, por qe nje nga prinderit ka shtetesine belge dhe ka lindur ne Belgjike. Ky femije merr shtetesine belge automatikisht nese deri ne moshen 18 vjecare nuk ka perfituar nje nacionalitet tjeter. Duke qene pothuajse te sigurt se nuk ka raste te shumta te tipit te meposhtem, po ju shpjegojme se ka dhe raste te tjera ne te njejtin kendveshtrim. Ne rast se femija ka lindur jashte shtetit nga prind (er) te cilet nuk e kane marre shtetesine belge qysh ne lindje ata duhet te paraqesin nje deklarate ne gjendjen civile te komunes se rezidences, ose ne rast se jetojne jashte Belgjikes, ne ambasaden ose konsullaten belge te vendit ku jetojne. Kjo procedure duhet bere para se femija te arrije moshen 5 vjecare. Ne rast se femija kalon moshen 5-vjecare, atehere procedura ndryshon dhe duhet ndjekur nje rruge krejt tjeter dhe me e komplikuar. Ne rast vdkeje te prindit qe ka shtetesi belge para lindjes se femijes, ky i fundit merr automatikisht shtetesine e tij, pra shtetesine belge. Po cilat jane dokumentet te cilat duhen paraqitur ? Kjo nuk eshte aspak e veshtire dhe as e komplikuar :

1- Certifikate Lindje e femijes
2- Vertetin shtetesie i prindit ose prinderve belge.




Marrja e shtetesise belge per femijet e lindur ne Belgjike


Te gjithe femijet e lindur ne Belgjike nga prinder me origjine te huaj mund te marrin shtetesine belge. Po ju citojme me poshte disa nga kushtet qe duhen plotesuar per te marre shtetesine :
- Femija banon ne Begjike pa shkeputje qysh prej lindjes
- Prinderit jane te instaluar ne Belgjike te pakten prej 10 vjetesh
- Lindja e femijes eshte deklaruar para se ai te mbushe 12 vjec
Procedura per kete menyre te marrjes se shtetesise eshte shume e thjeshte : Te dy prinderit duhet te paraqiten ne zyren e gjendjes civile te komunes se rezidences. Ne rast se nje nga prinderit nuk jeton, ne rast se nje nga prinderit ka aftesi te kufizuara mendore, atehere vetem prindi i afte ose tutori i autorizuar me ligj bejne deklaraten dhe procedura perfundon.

Pervec informacionit qe cituam me siper ekzistojne dhe raste kur njeri nga prinderit nuk e ka rezidencen ne Belgjike. Pra natyrshem lind pyejta se si duhet vepruar ? Ne raste te tilla prindi qe nuk e ka rezidencen ne belgjike duhet te beje nje prokure ku jep autorizimin e tij ne lidhje me kerkesen. Kete prokure ai mund ta kryej ne ambasaden belge te vendit ku jeton ose prane konsullates belge te vendit ku jeton. Ne rast se prindi qe nuk jeton ne Belgjike refuzon te jap aprovimin e tij, ose ne rast te mungeses se prokures me shkrim per nje tjeter arsye, prindi qe jeton ne Belgjike mund te beje deklaraten i vetem. Ne kete rast eshte gjykata qe do vendose nese do t’i jepet apo shtetesia belge femijes qe ndodhet ne keto pozita. Me poshte po ju citojme dokumentet qe duhenparaqitur. Ne princip keto dokumente jane pa pagese:

1- Certifikata e lindjes se femijes
2- Prova e rezidences se femijes qysh nga dita e lindjes (Certificat de résidence)
3- Prokura e prindit qe nuk jeton ne Belgjike. Ne kete prokure prindi qe nuk jeton duhet te shprehe ne menyre te qarte pelqimin e tij ne lidhje me marrjen e shtetesine per femijen
4- Ne rast se njeri nga prinderit eshte me aftesi te kufizuara mendore : Prove ku shprehet ne menyre te qarte pamundesia mendore e prindit per te bere deklaraten.

Pra, natyrshem me marrjen dhe plotesimin e te gjithe dokumentacionit te siperpermendur dosja eshte gati dhe dorezohet ne Komune nga prinderit e femijes. Prokurori i Mbretit do te vihet menjehere ne dijeni te kesaj kerkese dhe pergjate maksimumi nje muaj pas berjes se kerkeses duhet te jape pelqimin ose mos pelqimin per kete te fundit. Mos pelqimi i tij mund te bazohet mbi faktin se natyralizimi i femijes nuk eshte ne interesin e femijes. Keto jane raste shume te rralle, por qe duhen patur parasysh. Por cfare mund te bejme nese prokurori i Mbretit e refuzon kerkesen e shtetesise ? Ne kete moment ne loje futet gjykata, e cila vendos nese prinderit mundet ose jot e shkojne ne instacen e apelit per dosjen. Ne rast se asnje verejtje nuk behet brenda muajit nga ana e Prokurorit te Mbretit, dosja konsiderohet e mbyllur dhe femija merr shtetesine belge. Ai rregjistrohet ne rregjistrin e popullates dhe qe nga ky moment eshte shtetas dhe qytetar belg. Cdo femije nden moshen 18 vjecare mund te behet ne mùenyre automatike belg me kusht qe nga prinderit qe ka marre shtetesine me ane te procedures se natyralizimit (la naturalisation) te jete tutori legal i femijes. Ne keto raste dosja trajtohet nga Komisioni i Natyralizimit.

Marrja e shtetesise per te gjithe ata persona legale qe jetojne prej nje periudhe te gjate ne territorin e mbreterise

Ne kete rast kemi te bejme me tre raste konkrete, pra e thene ndryshe me tre mundesi qe ju jepen te gjithe kandidateve qe duan te marrin shtetesine belge. Per te treja rastet qe do te trajtojme me poshte mjafton qe kandidati te paraqitet ne zyren e gjendjes civile te komunes se rezidences dhe te plotesoje nje dokument ku kerkon “marrjen e shtetesise belge” me ane te procedures: “par obtion de nationalité”.Ju do te gjeni sipas rastit dhe dukumentat e nevojshme ne vijim.

1- Rasti i pare perfshin te gjithe ata kandidate qe kane lindur ne Belgjike dhe kane jetuar gjithe kohen ne territorin e mbreterise. Por si duhet vepruar dhe cfare dokumentash duhen dorezuar? Ne kete rast ju duhet te dispononi dokumentacionin e me poshte shenuar:

- Certifikate Lindjeje (ky dokument merret ne komunen ku eshte deklaruar lindja. Zakonisht komuna perket me spitalin ku femija ose kandidati ka lindur. Per shembull: ne rast se ju jeni banues i Komunes se Saint-Gilles, por keni lindur ne Hopital Saint-Pierre, certifikaten e lindjes do ta merrni ne administraten e bashkise se Brusel Qender (1000 Bruxelles). Kjo per faktin se spitali ku keni lindur ndodhet ne territorin e kesaj te fundit.

- Certifikaten e rezidence dhe Historikun e adresave qe prej lindjes
- Nje kopje te kartes suaj te identitetit. ( Ky dokument duhet legalizuar ne Zyren e popullates te komunes tuaj (Service Population).

2- Kandidati ka lindur jashte Belgjikes dhe nje prinderit e tij ka marre shtetesine belge ne momentin e procedures se deklarimit (demande de nationalité par déclaration article 12 bis). Ja lista e dokumentave per kete rast:

- Certifikata e lindjes (ne kete rast certifikata e lindjes merret ne vendin e origjines. Perkthehet ne gjuhen frenge ose flamisht, legalizohet ne sherbimin perkates prane Ministrise se Jashtme te Republikes se Shqiperise, legalizohet nga Konsullat Belge ne Durres, ose se fundmi dhe ne Zyren Diplomatike te Mbreterise se Belgjikes ne Tirane)
- Prova qe njeri nga prinderit ka shtetesine belge (Ne kete rast karta e identitetit te prindit belg eshte e mjaftueshme. Ne rast se hasni ne ndonje veshtiresi, mos hezitoni te merrni kontakt me sherbimin e popullates ne komunen e rezidences)
- Nje dokument ku vertetohet atesia e kerkuesit (ose memesia) me prindin belg
3- Kandidati qe jeton ne Belgjike ne menyre legale, qe koheqendrimi i tij eshte te pakten 7 vjet dhe nje dite, qe ne momentin e berjes se kerkeses ka nje leje qendrimi definitive, qe gjate 7 vjeteve te qendrimit legal ka patur nje dokument identiteti mbi tre muaj mund te kerkoje shtetesine belge mbi po te njejten baze. Po ju citojme me poshte listen e dokumentave te nevojshme:
- Certifikata e lindjes (ne kete rast certifikata e lindjes merret ne vendin e origjines. Perkthehet ne gjuhen frenge ose flamisht, legalizohet ne sherbimin perkates prane Ministrise se Jashtme te Republikes se Shqiperise, legalizohet nga Konsullat Belge ne Durres, ose se fundmi dhe ne Zyren Diplomatike te Mbreterise se Belgjikes ne Tirane)
- Certifikaten e rezidence dhe Historikun e adresave qe prej lindjes
- Nje kopje te kartes suaj te identitetit. ( Ky dokument duhet legalizuar ne Zyren e popullates te komunes tuaj (Service Population).

Per te gjitha rastet dhe procedurat e mesiperme shpenzimet financiare nuk jane domethenese. Ato mjeftohen me pagesen e pullave te destinuara per certifikaten e Lindjes dhe proven e rezidences. Ne pergjithesi Prokurori i Mbretit duhet te jape mendimin e tij brenda muajit, por duke patur parasysh mbingarkesen e ketij institucioni, kjo procedure mund te marre maksimumi nga 6 deri ne nente muaj. Nje pjese e mire e komunave ne Bruksel kthejne pergjigje brenda kater muajve ndesa ne Wallonie dhe Flandre kjo procedure shkon disi me shpejt. Si ne te gjitha rastet dhe shpjegimet perkatese te dhena me siper, ne rast se pas pergjigjes se Prokurorit dhe ne rast se ky i fundit nuk e kundershton kerkesen, kandidatit i akordohet shtetesia belge. Ne rast se Parketi e kundershton kete kerkese, kandidati duhet t’i drejtohet Gjykates se Shkalles se Paredhe t’i kerkoje anulimin e vendimit te Parketit.
Ne numrin e ardhshem ne do t’ju percjellim informacionin e nevojshem per disa grupe te tjera qe aspirojne shtetesine belge. Mes te tjerash do t’ju informojme per marrjen e shtetesise per adoleshentet e lindur jashte Belgjikes, marrjen e shtetesise pas marteses me nje shtetas(e) me nacionalitet belg dhe procedurat e nevojshme ne rast refuzimi te kerkeses suaj te natyralizimit.


Me poshte do te gjeni informacionin e nevojshem per disa grupe te tjera qe aspirojne shtetesine belge.

Rasti i meposhtem u perket te gjithe adoleshenteve qe kane lindur jashte territorit belg dhe qe jane ne moshen 18 vjec. Personat qe i perkasin kesaj kategorie nuk duhet ta kene kaluar moshen 22 vjec dhe megjithese nuk kane jetuar rregullisht ne belgjike mund te marrin shtetesine duke plotesuar kushtet e meposhtme:

• Procedura e kerkeses me ane te deklarimit te shtetesise belge duhet te behet ne periudhen kohore mes 18 dhe 22 vjec.
• I/ interesuari/a duhet te jete rezident ne belgjike 1 vit perpara kerkeses se shtetesise.
• Residenca ne Belgjike midis moshes 14 dhe 18 vjec duhet te jete efektive OSE te kete qene resident per 9 vjet ne nje periudhe tjeter kohore. Ky kusht nuk duhet te plotesohet nga kandidatet te cilet kane nje nga prinderit me shtetesi belge ne momentin e lindjes.
• Kerkuesi i lindur jashte territorit te mbreterise duhet te ketejetuar ne Belgjike me nje nga prinderit te pakten per nje vit, perpara moshes 6 vjecare.
Qe kerkesa te jete e vlefshme kandidati duhet te paraqese dokumentat e meposhtem:

- Certifikaten e lindjes
- vertetim shtetesie
- Certifikate residence te shoqeruar me historikun e residencave
- Ne qofte se eshte e nevojshme, vertetim shtetesie te prindit belg

Ne rast se ju ndodheni ne ne kushtet e mesiperme shpenzimet e procedures limitohen me pullat fiskale dhe ne rast se eshte e nevojshme me shpenzimet e rregjistrimit te kerkeses suaj. Kerkesa behet ne zyren e Gjendjes Civile te komunes ne te cilen kandidati ka zgjedhur rezidencen. Kandidati do te nenshkruaj nje dikument ku certifikohet deshira e tij per te marre nenshtetesine belge me ane te procedures: Par obtion de nationalité. Pas shqyrtimit te te dosjes dhe anketave te natyrshme. Pas verifikimit te permbushjes se kritereve te nevojshme dhe faktit shume te rendesishem qe kandidati nuk ka snje dosje penale te rende, Prokurori i Mbretit pas nje muaji nga data e berjes se kerkeses jep mendim pozitif. Ne kete moment deklarata rregjistrohet automatikisht ne rregjistrat e komunes se rezidences dhe kandidati behet me shtetesi belge.

Ne rast refuzimi nga ana e Prokurorit te Mbretit, kandidati ka te drejten e ankeses brenda afateve te parashikuara me ligj dhe te komunikuara ne letren e pergjigjes negative.

Nje tjeter kategori personash mund te kerkojne shtetesine ne baze te marteses me nje shtetas belg per aq koha sa:

• Ne momentin e kerkeses ka 6 muaj martese dhe bashkejetese me bashkeshortin (bashkeshorten) belge.
• Kandidati jeton ne menyre legale qe prej tre vjesht ne belgjike dhe kjo periudhe fillon nga momenti ne te cilin kandidati ka marre nje leje qendrimi te vlefshme te pakten tre muaj. Ekziston mundesia qe bashkejetesa jashte belgjikes me nje shtetas belg (gjithmone ne kuadrin e martese) te asimilohet per te plotesuar kushtet e mesiperme, por me kusht qe: kandidati dhe bashkeshorti belg te provojne se kane lidhje te vazhdueshme dhe te verteta me Belgjiken.
Kerkesa si ne rastet e tjera behet ne zyren e Gjendjes Civile te komunes se rezidences. Kandidati duhet te nenshkruaj nje dokument me ane te te cilit shpreh deshiren per te marre nacionalitetin belg me ane te procedures: Par option de nationalité. Ja disa prej dokumentave qe duhen per te profituar nga kjo procedure:

- Certifikata e lindjes
- Prova e shtetesise per bashkeshortin (ten) qe ka shtetesine belge
- Prova e shtetesise se kandidatit
- Certifikaten e marteses (nese eshte e nevojshme te perkthyer dhe legalizuar ne instancat kompetente te parashikuara nga ligji)
- Historikun e rezidencave


Refizimet dhe e drejta e ankeses

Motivet e refuzimit

Ne rast se keni lexuar me vemendje materialet e publikuara ne Albania ne lidhje me marrjen e shtetesise belge, do t’ju kete rene ne sy se perfundimisht kerkesa dhe marrja e shtetesise, ne dukje e komplikuar eshte relativisht praktike dhe e thjeshte. Por pavaresisht konstatimit te mesiperm shpesh gjate rruges per te postuluar, kandidati ndeshet me komplikime dhe keq interpretime te ndryshme, ndonjehere dhe absurde. Ka nje eksperience te madhe ne keqinterpretimin e ligjeve, kushteve, por dhe abuzime te ndryshme, qofte nga kandidatet, qofte dhe keqinterpretime nga administrata. Specialistes e identifokojne kete fenomen me faktore te ndryshem, si per shembull: sjelljet dhe interpretimet arbitrare, mungese kordinimi te informacionit dhe aplikimi “te vecante” te disa ligjeve. Shpesh here studimi dhe verifikimi i dosjeve lihet ne dore te autoriteteve komunale, te cilat kane “dore te lire” per te vendosur mbi fatin e kandidatit. Instanca tjeter eshte ajo e Komisionit te Natyralizimit, e cila funksionon ne
kuadrin e Parlamentit federal.

Rasti me flagrant qe une personalisht kam ndeshur gjate eksperiences time profesionale, jane te thenat e nje kandidati, i cili ne ate epoke me informonte se si nje funksionar komunal kishte marre kompetencen te vendoste aresyet e zevendesimit te certifikates se lindjes me nje tjeter dokument ishin te vlefshme.

Nje tjeter aresye refuzimi mund te jete dhe fakti qe kandidati nuk ka respektuar Kodin e qarkullimit Rrugor dhe pas mos pagese sse gjobes i eshte hapur nje dosje penale ne prokurori. Ne rast te tille per Komisionin e natyralizimit ose per prokurorin e Mbretit, ky eshte nje argument “mese i mjaftueshem” per te refuzuar kerkesen.

Nje tjeter rast refuzimi mund te jete dhe fakti qe personi dyshohet per martese te bardhe. Ne rast se ai nuk ka te pakten tre vjet martese dhe bashkejetese me bashkeshortin/ten belg/e atehere Komisioni i Natyralizimit refuzon dhe ne rastin me te mire ngrin dosjen per nje periudhe kohore te percaktuar sipas precedentit te dosjes.

Shkak per refuzimin mund te jen dhe ambasadat e vendeve respektive ne belgjike apo ambasadat belge ne nje vend tjeter. Mjafton qe nje dokument te jete leshuar pa informacionin e kerkuar ose pa precisionin e nevojshem qe dosja te ajournohet ose te refuzohet.

Shpesh here per pamundesi te marrjes se Certikikates se Lindjes, kandidatet zgjedhin proceduren e “Acte de Notoriété”. Jo ne pak raste “le juge de paix” refuzon deshmimtaret e kandidatit me argumentin se informacionet e percjella nga ky i fundit jane te pamjaftueshme.

Me fjale te tjera dhe sipas mendimit te shume specialiste dhe botes asociative, ka ardhur koha qe procedurat te behen me praktike dhe me te thjeshta. Eshte e domosdoshme qe gjithcka te mund te aplikohet lehtesisht si gjate procedures te mbledhjes se dokumentave nga kandidati, por dhe gjate procedures administrative per marrjen e vendimit. Nga ana tjeter eshte me se e nevojshme dhe absolutisht e pakundershtueshme qe organet kopetente te jene vigjulente ne raport me abuzimet e ndryshme qe mund te tentohen nga kandidate te dyshimte per aresye te ndryshme. Prandaj nuk duhat te cuditemi asnjehere kur Ministri i brendshem refuzon shtetesine e nje kandidati, ose me shkurt prezencen e tij ne territorin belg me motivin se ai perben nje kercenim potencial per rendinpublik apo sigurine kombetare. Ne rast se kerkuesi refuzohet per “fakte personale te renda”, mund te kuptohet lehtesisht se ai mund te jete denuar per trafik droge; pedofili; proksenetizem;vjedhje me dhune; poligami; martese te bardhe; adezion ose pjesemarrje ne nje grup terrorist; grup mafioz, dhe ose rrezik potencial per demokracine.

Ministri i Brendshem mund te konkludoje se dosja e kandidatit eshte e paplote, e pamjaftueshme ose konstaton nje mashtrim madhor. Ka raste ne te cilat kerkuesi nuk ju pergjigjet “thirrjeve te institucioneve; p.sh. paraqitje ne polici; prokurori, etj.), nuk ju pergjigjet letrave te institucioneve dhe komunikimeve te saj, ose mos paraqitjes ne Komisionin e rregullarizimit.

Aresye te tjera per refuzimi jane dhe te meposhtmet:
- Kandidati ka patur probleme me drejtesine
- shkelje te renda te Kodit te qarkullimit Rrugor
- Qarkullim automjeti pa dokumentacion dhe pa siguracion
- Mos bindje ndaj forcave te rendit publik
- Alkolizem ne momentin e qarkullimit me mjet te motorrizuar, etj.

Me poshte po rendisim shkurtimisht disa nga aresyet per te cilat kandidati mund te refuzohet qifte ne Kolisionin e natyralizimit, qofte nga nga prokurori i Mbretit. Rastet e meposhtme duhet te shihen ne baze te procedurave qe ju keni lexuar ne pjesen e pare dhe te dyte te ketij materiali.
a- Mund te refuzohet nje kandidat kur dosja e tij eshte e paplote.
b- Kandidati mund te refuzphet kur eshte rregjistruar gabimisht ne rregjistrat e gjendjes civile dhe ne momentin e anketes se prokurorise evidentohet gabimi administrativ.
c- Kur kandidati ka qene i crregjistruar perkohesisht nga rregjistri i gjendjes civile dhe nuk ploteson afatet kohore te percaktuara nga ligja.
d- Kur dokumentat nuk jane legalizuar nga intancat perkatese ne vendin e origjines apo nga instatancat perkatese velge.
e- Kur dosja gjyqesore nuk eshte e paster. (ne rast se kandidati nuk ka dosje gjyqesore te paster ekziston mundesia e kerkeses se reabilitimit. Kjo kerkese i drejtohet Prokurorit te Mbretit dhe duhet te behet perpara kerkeses se shtetesise. Pergjigja per reabilitim merr te pakten dy vjet per te pasur nje pergjigje dhe jo ne te gjitha rastet pranohet. Reagimi i Prokurorit te Mbretit per keto raste varet nga lloji dhe masa e denimit te marre nga kandidati per nje apo me shume ceshtje gjyqesore).
f- Mungese e motivimit te kerkese se marrjes se shtetesise.
g- Mungese integrimi ne belgjike.

Nje rast specifik i pergjigjeve te kerkeses per natyralizim eshte dhe “Ajournement du dossier”. Ja se si mund ta shpjegojme kete rast. Ne radhe te pare nuk ka ndonje gje alarmante sepse ajournim nuk do te thote refuzim. Ne fakt duke u bazuar ne elementet e dosjes Komisioni i natyralizimit vendos ta shtyje dhe per nje vit pergjigjen per kandidatin. Afati njevjecar eshte relativ. Ka raste qe dosja mund te azhurnohet 6 muaj ose dy vjet. Ne pergjithesi ky vendim merret kur kandidati nuk permbush afatet ligjore te qendrimit per te kerkuar shtetesine. Komisioni preferon te shtyje afatin e pergjigjes me qellim te mos dhenies se nje pergjigje negative.

Per ta mbyllur temen e marrjes se nenshtetesise mbetet per tu nenvizuar se ne cilindo rast refuzimi apo azhurnimi kandidati duhet te marre kontakt me institucione apo shoqata te specializuara ne kete drejtim. Duhet patur parasysh se eshte shume e rendesishme qe ankesat te behen brenda afateve te parashikuara nga ligja. Ne te gjitha rastet administrata eshte e detyruar te informoje kandidatin per mundesine e ankese dhe afatin kohor ne te cilin ai mund ta beje ate.

Ehe, ate pune vetem Zoti e di!

nga Genti Metaj

Botuar ne gazeten Kritika me 13. 11. 2009

Tre prej fqinjeve te Shqiperise sone pas shume perpjekjeve dhe nje pune titane arriten te marrin dhuraten me te mire per popujt e tyre para Krishtlindjeve. Vetem pese dite perpara festimit te tyre, fqinji yne maqedonas, malazes apo serb, do te marre rrugen i qete per t’i festuar ato ne gjirin e 500 milione europianeve.
Per t’i festuar ato prane familjeve te tyre qe jetojne ne europe, prane femijeve te tyre, te cileve kete rradhe nuk do t’u duhet te pergatisin “kuleten” dhe as te shkojne ne sportelet e biletarive te avioneve, as ne zyrat e “Dergimit te shpejte te parave”. Do t’ju duhet te pergatisin atmosferen e festave te fundvitit dhe te presin ketu ne Europe prinderit, vellezerit, miqte, te dashurat, grate, femijet… Ndersa bota ecen perpara, ndersa fqinjet tane kane se me cfare te krenohen, perseri ne, ne shqiptaret, ne te fundit, mbetem prape te fundit!

Ne dukje ne shqiptaret, ose e thene drejteperdrejte, politika jone, perpiqet te shtiret si nje ithtare aktive e “temes” europiane dhe liberalizimit te vizave, na ben te besojme se ka ndermarre nje mije e nje nisma per te pershpejtuar jo vetem procesin e liberalizimit te vizave, por te krejt procesit te integrimit. Kur behet fjale per “nga fitorja ne fitorje”, perpiqen te na mbushin mendjen se jemi fare afer dhe se jemi anetar te NATO-s. Sigurisht qe ne jemi anetar te aleances Euro-Atlantike, por te mos harrojme se Maqedonia nuk u be pjesetare e saj vetem nga problemi i emrit me Greqine, nese jo, atehere ata do te ishin dhe ne NATO dhe me viza te liberalizuara. Maqedonia eshte nje shtet i sapo krijuar, por ama vleresimet mbi reformat e kryera prej tyre jane shume here me perpara se ato te Shqiperise. Maqedonia eshte nje shtet me probleme etnike dhe kjo duhet ta bente dhe me te veshtire misionin e saj te integrimit, por ne fakt eshte krejt e kunderta. Menaxhimi i tyre eshte si nata me diten me menaxhimin qe ne shqiptaret ju rezervojme shqiptareve.

Diku kam lexuar nje shkrim te nje ish-te burgosuri politik. Pak a shume ai citonte: “I zhytur ne erresiren e biruces se ftohte, degjoja klithmat e shqiptareve qe rriheshin dhe torturoheshin nga shqiptaret! Degjoja vellane tek masakronte vellane, shihja gjakun e shqiptarit qe derdhej po nga vellai i tij shqiptar”.
Ne keto momente kur duhet t’i jepet nje dinamike e re procesit te integrimit, kur te gjithe duhet te ulin me turp koken dhe t’i vihen punes, politika jone eshte rifutur ne nje ngerc pa krye duke deshmuar dhe njehere papjekurine e perhershme te saj. Kjo pajekuri eshte kthyer e denje per nje emision humori ku kryeminister e kryetar opzite, si femijet ne boten e perrallave dalin e tundin ne duar gjithfare raportesh, qe mund te deshmojne cdo gje, vec legjimitetit te tezave te tyre.

Mund te legjitimojne gjithcka, vec babezise per pushtet, prona dhe pasuri ne kurriz te shqiptareve. Pas kater vitesh shenohet 100 vjetori i mbarimit luftes se dyte boterore, para disa ditesh u perkujtua renia e “Murit te Berlinit”, perdes se hekurt qe ndau boten ne dy kesish. Pas nje viti shenojme plot 20 vjet nga fillimi i proceseve demokratike te Shqiperise, por ende pas gjithe ketyre peripecive mbetemi “oborri i prasem” i Europes po e po, por dhe i Ballkanit. Kemi mbetur ne nje “kotec hermetik ku flene gjelat tane politikane”, kemi mbetur ne nje kend te erret me nje shtet tjeter, i cili vetem para disa vitesh u shkerrmoq dhe vazhdon te therrmohet nga lufta dhe problemet etnike!
Po valle a eshte kjo ajo qe meritojne shqiptaret?! Te ulesh e te shkruash eshte nje histori tjeter, eshte nje perpjekje madhore sepse na pelqen a s’na pelqen ne shoqeria jone vazhdon te funksionoje njelloj si ne ato vitet e para “te pas clirimit demokratik”.

Ne emigrantet deshirojme ta shohim vendin tone sa me shpejt te jete e mundur pjese te familjes europiane. Kjo do te thote qe te zgjidhen sa me shpejt dhe perfundimisht problemet politike, te rritet niveli i jeteses, te nderpritet kufizimi i levizjes se njerezve, por per hir te se vertetes asgje nuk ka ndryshuar! As imazhi, as niveli i jeteses, as zgjidhja e problemeve politike, as zhvillimi i ekonomise aq shume i trumbetuar, as zenie e nje vendi pune per aresye te kompetencave dhe meritrokracise, as eshte ndalur rrahja e gazetareve, as eshte siguruar kufiri. Fatkeqesisht shefat e kuadrave qe duhet ta benin punen neper zyrat e shtetit e bejne neper selite e “Partise meme”, njelloj si atehere, kur muri nuk kishte rene.

Po valle kush e ka fajin. “Besa pytje t’vshtir m’ke drejtu o bac...”, ma ktheu nje miku im i mire malesor. Shume mire e kishte miku im i mire, pyetje me te veshtire nuk ke ku te gjesh.
Po valle kur do ta marrim dhe ne ate dhuraten e Krishtlindjeve, te Vitit te Ri, te Bajramit te Madh a te Vogel?! Ju drejtova serish mikut tim te mire. Ehe, ate pune vetem zoti e di! M’u pergjigj ai dhe pasi shkerrmoqi serish zerin, perkuli kryet per te rregulluar kesulen e bardhe, u ngrit dhe iku...

vendredi 11 juin 2010

Une Rencontre avec Ismail Kadaré



Mardi 2 mars 2010

Konitza asbl, en partenariat avec Het beschrijf et Passa Porta, ont eu l’immense plaisir d’inviter Ismail Kadaré à Bruxelles, le 2 mars, à La Bellone.
Devant une salle comble et sous l’égide de nos partenaires néerlandophones, Genti Metaj, président de notre association, à remercier l’assemblée présente ainsi que les nombreux responsables politiques bruxellois et albanais invités pour l’occasion. En effet, dans la magnifique cours intérieur de La Bellone, située au cœur du vieux Bruxelles, Didier Mélon, journaliste (RTBF) s’est entretenu avec Ismail Kadaré.

Durant plus de deux heures nous avons eu le privilège de voyagé dans l’œuvre de cet écrivain de portée universelle. Voyage qui nous a amené à (re)découvrir l’œuvre de l’auteur au travers de quatre romans: « Claire de Lune », « Avril Brisé », « L’Accident » et «Le Dîner de trop ». Quatre romans, écrits sur plus de 30 ans de création littéraire. Dans ces livres, Ismail Kadaré prend comme toile de fond l’Albanie à différentes époques de son histoire. Celui-ci nous a entretenus, entres-autres, sur des thèmes qui lui sont chers : les mythes balkaniques, l’ivresse du pouvoir, la jalousie et la vendetta.

Ce voyage littéraire nous a permis de comprendre pourquoi toute l’œuvre d'Ismail Kadaré tire sa grandeur du patrimoine commun de l’humanité dans lequel se reflète l’Albanie. Traduit dans plus de 40 pays, rappelons que Ismail Kadaré a été couronné du prix mondial Cino Del Luca (1992), du Man Booker International Prize (2005) et du prix Prince des Asturies (2009).

Petit récapitulatif pour projet ambitieux

Défi osé que d’inviter Ismail Kadaré à Bruxelles... Défi tenu !
Effectivement, notre association via son Président, Genti Metaj, fort de ses convictions et de son enthousiasme, a mis en œuvre toutes les démarches utiles afin d’inviter Ismail Kadaré.

Au préalable, notre président a réuni le Conseil d'Administration dans le but de mettre en place un groupe de travail à la fin du mois de juin 2009. Par la suite, nous avons pris contact avec Pascal Smet, Ministre chargé de la culture au sein de la Région de Bruxelles Capitale. Nous lui avons soumis notre projet. Le Ministre, enthousiasmé à l’idée d’inviter Ismail Kadaré à Bruxelles, nous a, entre autre, mis en contact avec l’Association Het beschrijf. Suite à cet entretien, nous avons fait appel au Président de l’union des Journalistes d’Albanie, Aleksander Cipa, afin que celui-ci nous mettent en contact avec Ismail Kadaré.

Nous profitons ici de l’occasion pour remercier M. Cipa pour son aide précieuse et la disponibilité qu’il nous a témoigné tout au long de notre projet. De même nous tenons à remercier Bujar Hudhri, éditeur de Ismail Kadaré en Albanie pour son soutient à notre égard.
Genti Metaj a eu un premier entretien avec Helena Kadaré, l’épouse de l'écrivain. Cette femme extraordinaire nous a confirmé que il acceptait notre invitation. Pour des raisons d’agenda, il a été confirmé que M. Kadaré serait des nôtres, pour le début de l’année 2010. A partir de ce moment et suite aux recommandations de M. Smet, nous avons repris contact avec Het Beschrijf et Passa Porta pour réaliser notre projet. De nombreux entretiens et rencontres entre nous et nos deux partenaires ont été nécessaires à la bonne tenue de ce projet. Ce qui prouve notre efficacité à travailler avec des collaborateurs culturels bruxellois de renoms. Lors de son cour séjour à Bruxelles, Ismail Kadaré a fait honneur aux membres de l’association Konitza en acceptant chaleureusement de partager son temps autour d’un verre et d’échanger cordialement quelques mots avec nous.

Nous voudrions souligner le grand intérêt témoigné par les journalistes de la presse belge et albanaise de Bruxelles à l’égard du grand écrivain albanais. Ismail Kadaré s’est entretenu, entre-autre, avec les journalistes de différents organes de presses belges: De Morgen ; De Standard ; Magazine Knack ; The Bulletin; Radio Klara.

Le mercredi 3 mars 2010, Ismail Kadaré a rencontré l’ambassadrice d’Albanie à Bruxelles, son excellence, Mme Mimoza Halimi. Le déplacement de M. Kadaré à Bruxelles a été assuré, depuis l’accueil et ce jusqu’à la fin de son séjour par l’Association Culturelle Konitza. Dernièrement, depuis Paris, Ismail Kadaré, nous a fait part de ses remerciements concernant sa venue et son séjour à Bruxelles. Le grand écrivain nous transmet de la même manière son encouragement et souligne que « Konitza asbl a été tout simplement parfait ».

Bleona Mata dhe ne te gjithe !



Sa here qe hedh mbi leter ndonje material marr kohen te reflektoj dhe te analizoj. Gjithmone perpiqem te jem i qarte dhe i perpikte me veten, por me se shumti me ata qe do t’i lexojne mendimet dhe analizat e mia. Shetis i vetmuar mbi fjalet e gjuhes sime, perpiqem t’i gjej atje ku jane fshehur me vleren e tyre xhevahir, me ngjyren e tyre qe mbart jete. Kjo gjuha ime, e babait tim, e gjyshit, stergjyshit dhe katragjyshit tim, me merr mes kraheve prej pellumbi dhe me con skaj me skaj te vendit tim, te zemres sime.

Nuk e di nese eshte ne gjendje njeriu te numeroje se sa ledhatime, fjale te embla, qortime, ndeshkime apo verejtje ka kuptuar me kete gjuhe! Kur je larg vendit tend, dashuria per te eshte me e madhe, krenaria per te eshte me fanatike dhe paprekshmeria e tij behet qellimi suprem i ekzistences njerezore. Jo, jo se ata qe jetojne atje, nden krahet e gjuhes, nen freskun e tingujve te saj, nden bukurine e rreshtave te saj, e duan ate me pak, por kur je larg, kur flet dhe nje apo me shume gjuhe te tjera ne te perditshmen tende, je me i ndjeshem, me i kthjellet ne vlerat e saj.
Ti vrapon si i cmendur tek femijet e tu, mezi duron t’ju thuash fjale te embla ne gjuhen tende! T’ju thuash se ajo eshte gjuha e tyre, e babit dhe nenes se tyre, gjuha e gjysherve, gjuha qe do t’i m”mbaje dhe duhet te mbajne gjalle”! Sa here trishtohesh kur ti pyet ne gjuhen tende dhe ata te pergjigjen ne nje gjuhe tjeter! Sa here bertet duke menduar se femija eshte zemra ime, se gjuha eshte zemra e tyre.

Ky reflektim me con ne Zapotin e larget, ate fshat malor qe pata rastin ta vizitoje me koleget e mi te Radio Kukesit ne dhjetorin e vitit 1997. Nuk e dija ekzistencen e tij ne ato vite, bile per te qene i sinqerte, nuk me pelqeu emri “Zapot”, m’u duk si i huaj, si i larget! Fale insistimit te kordinatorit te GTZ gjermane, nje projekt destinuar gazetareve dhe bashkepunetoreve te radiove lokale, u nisa nga Gjirokastra (qyteti ne te cilen kam bere studimet) per ne zapotin e larget.

Ne ate dhjetor te hidhur, ca nga ngjarjet e 1997, ca nga i ftohti dhe ngrica, te shkoje ne zapot ishte nje sfide me vete. Asokohe qeshnim me koleget Jonuz hallaci, Mirjana Perzhita dhe Elmira Muja: Do zoti nuk rreshket makina se ketu nuk te gjendet me as nam e as nishan!

Por sot Zapoti u be fshati me i njohur i Shqiperise dhe trojeve Shqiptare. Asokohe Bleona e vogel nuk kishte ardhur ende ne jete! Ajo ishte e strukur diku ne krahet e te gjithfuqishmit duke pritur oren e saj. Duke pritur momentin qe do te bente te lumtur preinderit e saj: “JETEN”.

Pak me siper fola per gjuhen, fola per femijet dhe dashur pa dashur fola per veten. Fola dhe per ty Bleona e vogel bukuroshe! Fola per prinderit e tu dhe te gjithe femijet tane. Ketu ne Brukselin e madh dhe te zhurmshem degjojme jo rralle historira zhdukjesh. Per kete aresye femijet tane pasi kthehen ne shtepi nga shkolla jane ne nje syrvejim te rrepte nga ana jone. Mali eshte i frikshem, deti po ashtu, por rruge dhe rrugetaret e percunduar jane me te rrezikshem se cdokush tjeter.

Nuk e di pse dua te mendoj se ti je ne jete dhe je mire! Nuk e di pse kam bindjen se se shpejti do te kthehesh prane prinderve dhe vellait tend te vogel, nuk e di sepse « pertoj » te derdh lot, pasi me duket se do te ndjell keq.

Bleona, nuk munda te them shume fjale te bukura ! I humba mendimet duke te kerkuar ne malet e zapotit e rreth tij. Nuk munda te nxjerr xhevahire nga qelizat e trurit tim, nuk munda te bertas sepse nuk kam se kujt, nuk kam se ku!
Cilido qe te jesh, kudo qe ndodhesh, pavaresisht se fajin e bere te madh, te urdheroj ta sjellesh Bleonen ne shtepi!

E dashur Bleona, mire ardhsh dhe te premtoj se pavaresisht se nuk te njoh, pavaresisht se jam larg, kur te kthehesh tek shtepia, do te vij me Eren dhe Boren, dy vogelushet e mia, per te perqafuar FORT.

Genti Metaj

mercredi 26 mai 2010

NYJA E PAZGJIDHUR E BHV-SE



Nga Genti Metaj


Bruxelles-Hal- Vilvorde eshte druri i shtrember i stives belge. Kjo ceshtje duket shume e komplikuar jo vetem per belget me origjine te huaj, por dhe per belgo-belget, te cilet jo rralle ngrejne supet dhe nuk kuptojne se cfare behet. E quajtur ne gjuhen e perdithme, problemi BHV, solli si rezultat nje krize politike permanente keto tre vitet e fundit. Kulmi i saj ishte doreheqja perfundimtare e qeverise Leterme II dhe zgjedhjet e parakohshme, te cilat do te mbahen me 13 qershor 2010.
Per te qartesuar sadopak situaten aktuale dhe per te shpjeguar ngercin BHV, do te perpiqemi te percjellim nje informacion te thjeshtezuar dhe praktitk. Po perse ekziston problemi i BHV? Si lindi dhe si u zhvillua ai? Perse nuk eshte arritur te gjendet nje zgjidhje per 40 vjet rradhe? Perse kriza politike shkaktoi renien e qeverise dhe shkuarjen ne zgjedhje te parakohshme? Perse flamandet duan ndarjen e BHV? Perse rezistojne frankofonet? Cilat do te jene pasojat per komunat periferike dhe cili do te jete vendi i Brukselit pas reformes se ardhshme institucionale?
Per t’ju pergjigjur qarte kesaj pyetje na duhet te kthehemi prapa ne historine e Belgjikes. Duhet te risjellim burimin e ngritjes se Mbreterise belge dhe dy betejat kryesore te levezjes flamande. Pikenisja e kesaj historie eshte pikerisht beteja e flamandeve per njohjen si gjuhe zyrtare te se folmes se tyre. Ne fund te viteve 1830, kur po hidheshin themelet e mbreterise belge, drejtuesit politike vendosen si te vetmen gjuhe kombetare gjuhen frenge. Sipas kronikave dhe dokumentacionit te kohes, kjo zgjedhje nuk ishte as e veshtire dhe as e diskutueshme. Ne fakt, ne ate kohe frengjishtja ishte gjuha e elites se vendit dhe pothuajse te gjithe udheheqesit politik benin pjese pikerisht te kjo elite. Sipas tyre, frengjishtja ishte nje gjuhe nderkombetare, e cila flitej ne shume kende te botes dhe per me teper ajo konsiderohej si nje gjuhe homogjene. Preteksti kunder flamishtes, ishte se ajo eshte nje “gjuhe e vogel” dhe qe flitet me shume dialekte. Nje nder argumentat e shumte ishte dhe fakti se gjuha kombetare duhet te ishte vetem nje, ne menyre qe te sigurohej dhe uniteti i Mbreterise ose thene ndryshe uniteti kombetar. Ne syte e politikaneve vendimarres te kohes, vendosja e dy gjuhesise do te thoshte ndarje qe ne krijim e nje vendi, i cili po lindte gjithsesi ne rrethana teper te veshtira. Perfundimisht, pavaresisht se flamandet perbenin pjesen derrmuese te popullsise si ne numer, si ne territor, u vendos qe gjuha zyrtare e mbreterise se re te jete gjuha frenge.

Mirepo qe ne vitet 1940 i ashtuquajturi privilegj i gjuhes frenge u be shkaku i krijimit te levizjes flamande. Beteja e tyre per njohjen e holandishtes do te vazhdonte per shume kohe dhe do te haste ne nje rezistence te forte te frankofoneve. Ne te njejten kohe, nje tjeter levizje paralele do te kerkonte zgjerimin e te drejtes per te votuar, nje beteje kjo qe do te mbeshtetej dhe stimulohej nga liberalet dhe socialistet. Nuk duhet harruar qe deri ne kete moment, e drejta e votes ishte e rezervuar vetem per eliten e sipercituar (frankofone dhe flamandofone).
Ne vitin 1893 e drejta e votes ju akordua te gjithe shtetasve belg te gjinise mashkullore. Si rezultat i kesaj reforme numri i votuesve u dhjetefishua: nga 136 000 votues ai u be 1,3 milione. Duhet nenvizuar se megjithese u arit nje e drejte universale, ne menyre ekskluzive per meshkujt, perseri kishte nje diferencim. Kishte qytetare te cilet kishin te drejten e dy ose me shume votave dhe kjo kushtezohej nga statusi qe ata kishin ose nga pasuria. Megjithese mund te na duket pa lidhje ky informacion, theksojme se eshte pikerisht ky momenti qe hapi dyert e parlamentit per kauzen flamande. Rezultati nuk vonoi, qysh prej 18 prillit 1898, u aprovua ne parlament “ligji i barazise”, i cili i akordon flamishtes te njejten vlere juridike si frengjishtja.

Kjo fitore e frontit flamand nuk do te qetesonte aspak situaten. Megjithese flamishtja u be gjyhe zyrtare dhe me te njejten vlere juridike si frengjishtja, flamandet deshironin qe gjuha e tyre te ishte dominuese ne token flamande. Pra e thene me fjale te tjera, ata donin qe flamishtja te ishte gjuha e perditshme e administrates, e sistemit te drejtesise, shkollave, ushtrise ne gjithe terrotorin e Flandres. Eshte pikerisht ky momenti i fitores se dyte se levizjes flamande. Ne vitin 1921, flamishtja u be gjuhe zyrtare e provincave flamande, frengjishtja gjuhe zyrtare e provincave valone dhe Brukseli do te ishte nje rajon dy gjuhesor. Ne fakt teksti i votuar ne vitin 1921 vizaton per here te pare nje kufi gjuhesor, i cili, te pakten sipas ligjevenesve te kohes, ishte elastik. Cdo 10 vjet, ndryshimi i popullsise frankofone apo flamandofone do te ofronte ndryshime te theksuara ne komunat qe ndodheshin ne kufijte e rajoneve te mbreterise. Keshtu mund te sjellim si shembull faktin qe te gjitha komunat ne te cilat do te evidentohej nje minoritet gjuhesor te pakten prej 20%, mund t’i akordoheshin avantazhe administrative. Ne kete rast u referohemi nocioneve te: Minoroté francophone – communes à facilités. Ne vazhdim te kesaj ideje nje ligj i vitit 1932, konfirmon gjithe sa folem me siper. Pra konfirmon njegjuhesine ne secilin territor; konfirmon dygjuhesine ne Bruksel; konfirmon “les facilités” ne komunat periferike, me nje ndryshim te vogel, nuk flitet me per 20% minoritet, por 30%. Ne te njejten kohe ligji i vitit 1932 konfirmon adaptimin e kufirit gjuhesor ne baze te zhvillimeve demografike.

Ne vitin 1932, nje ligj i posacem konfirmon te thenat e mesiperme. Pra konfirmon nje gjuhesine e secilit rajon. Problemi qendron ne faktin qe studimi i fundit dhe evaluimi i situates ne baze te evolucionit te gjuhes se folur u organizua ne vitin 1947. Ky do te ishte dhe rishikimi i fundit i situates ne baze te marreveshjeve te vitit 1932 (eshte e rendesishme te nenvizohet se rezultati i kesaj analize u be publik vetem ne vitin 1954) dhe nje shqetesim ose me mire nje kercenim i vazhdueshem per Flandren. Ne baze te ketij rishikimi, tre komuna flamande (Berchem, Ganshoren dhe Evere) kalojne nen juridiksionin e Rajonit te Brukselit duke u shkeputur plotesisht dhe perfundimisht nga Flandra, ndersa kater komuna flamande te cilat ndodhen ne periferi te Brukselit (Crainem, Drogenbos, Linkebeek, Wemel) marrin statusin e “Communes à facilités”, pra e thene ndryshe nje fare autonomie dhe te drejten e dyghuhesise ne institucionet komunale, drejtesi, etj...
Per flamandet fakti i francizimit te Flandres behet dhe do te mbetet ne axhenden politike shqetesimi me i madh. Pasi pane shkeputjen e Brukselit me satusin e Rajonit, pasi humben plotesisht tre komuna, pasi u detyruan te benin leshime ne baze te marreveshjes qe ata vete kishin iniciuar dhe nenshkruar, pra ne lidhje me “komunat e lehtesuara”, po perballeshin perseri me rrezikun e humbjes nje pas nje te territorit te tyre. Ne veren e vitit 1961, ekzekutivi c’aktivizon sistemin e “lehtesirave”. Ne vitin 1962 ministri i brendshem Arthur Gilson imponon kufirin e ri gjuhesor duke i vene ne njefare menyre “kapakun tenxheres” qe vlon gjithnje e me shume. Pra, megjithese ne ate epoke rreth 30 komuna duhej te merrnin lehtesirat ne baze te marreveshjes se vitit 1932, asgje nuk do te levizi ne kete sens. Duhet theksuar se lehtesirat per 30 komunat e siperpermendura nuk ishin vetem per frankofonet. Behej fjale per komuna te Walonise me minoritet te forte flamand, komuna te Flandres me minoritet te forte frankofon, duke mos harruar dhe lehtesirat qe duhej t’u akordoheshin minoriteteve gjermanofone. Fatkeqesiht marreveshjet e arritura mes viteve 1929-1932 nuk do te aplikoheshin dhe do te linin te hapur debatin.Pas marrjes se ketij vendimi levizja flamande u qetesua, por kendveshtrimet jane te ndryshme per dy ceshtje: Per frankofonet lehtesirat jane definitive, ndersa per flamandofonet ato jane provizore.

Problemi i dyte: l’arrondissement electoral et judicière de Bruxelles-Hal-Vilvorde

Qe prej krijimit te Belgjikes, provinca e Brabant eshte ndare ne tre zona: Zona e Bruxelles-Hal-Vilvorde (BHV), zona e Louvain dhe zona et Nivelles. Zona e BHV mbulon komunat e Brukselit dhe 35 komuna te Brabant flamand. Sic e shpjeguam me siper, sipas filozofise dhe punes se bere ne 1962 nga ministri i brendshem Arthur Gilson, jane rasti ideal per flandren per te kerkuar shkeputjen e kesaj zone, duke perdorur si argument faktin se ne ndryshim nga zonat e tjera, kjo e fundit pershkohet nga kufiri gjuhesor. Mirepo kesaj teze i kundervihen energjikisht frankofonet, te cilet nuk duan te leshojne popullsine fregjishtfolese qe banon ne zonen e Hal dhe te Vilvorde. Ne te njejten kohe frankofonet jane te vetedijshem se ne rast te shkeputjes se kesaj zone, Brukseli mbetet i “burgosur” brenda territorit flamand dhe me keq akoma, pavaresisht numrit gjithnje e ne rritje te frankofoneve ne “Komunat e lehtesuara” (ne disa prej ketyre komunave popullsia frankofone i ka kaluar 80% te numrit te pergjithshem te popullsise) Brukseli nuk do te mundet kurre te zgjerohet. Nje aresye tjeter eshte dhe lidhja tokesore e Walonise me Brukselin. Ne rast se do te ndodhe shkeputja, Brukseli mbetet ei izoluar dhe e ardhmja e tij rrezikohet nga evolucioni i politikes flamande. Ne ate kohe, flamandet e braktisin kete kerkese, por nuk harrojne te theksojne se ky problem mbetet i hapur dhe heret a vone do te zgjidhet sipas kendveshtrimit te tyre. Dosja BHV filloi me kerkesen e fiksimit te nje kufiri gjuhesor, por ne ate kohe shpirtrat e trazuar gjeten pak paqe ne lidhje me kete teme, per t’ja lene vendin betejava te tjera. Nje ceshtje mjaft e nxehte ishte ajo e federalizmit te vendit. Kjo ceshtje do hidhte bazat e para ne vitin 1970, vit ne te cilin u be reforma e pare e Shtetit.

Ne vitin 1978, Leo Tindemans tenton te gjeje nje marreveshje mes partive politike (Kristianet, Socialistet, FDF, Volksyni) per nje reforme te thelle institucionale. Ky pakt ka per ambicie te amplifikoj marreveshjen e reformes se shtetit te vitit 1970 dhe tenton ne te njejten kohe te shuaje konfliktet komunitare te Belgjikes. Midis te tjerash, nje kapitull i vecante i kushtohet dhe zones se BHV dhe parashikohet shkeputja e saj. Ne menyre qe te gjitha palet te ishin te kenaqura, ne kete marreveshje perfshiheshin dhe propozime konkrete ne lidhje me frankofonet e 13 komunave te zones Hal-Vilvorde: Ata do te kishin te drejte nese deshironin te rregjistroheshin ne menyre fiktive ne nje komune te Rajonit te Brukselit, mund te votonin per listat e Brukselit, etj. Lista perbehej dhe prej nje seri te drejtash te garantuara me ligj (pra lehtesira) ne fushen administrative, te drejtesise, te drejtat fiskale, etj. Ne ate kohe kjo marreveshje u quajt pakti i Egmondit. Ky pakt u shua para se te linde per aresye se te BHV-se. Kompesimet e ofruara per frankofonet u quajten eksesive.

Koha kalon mes problemesh, pretendimesh, konfliktesh dhe mosmarreveshjes. Ndodhemi ne vitin 1978 dhe ende nuk eshte gjetur nje zgjidhje perfundimtare per BHV-ne. Gjate 10 vjeteve te ardhshem politka do te perqendrohet ne prioritetet e rajonalizimit te vendit, statusit te Brukselit, etj. Do te presim vitin 1991 per konstatuar se patatja e nxehte do bente numrin nje te aktualitetit belg. Kryeministri Jean-Luc Dehaene do te bente reformen e Katert te Shtetit. Rezultati i kesaj reforme do te ishte ndarja ne dy pjese e Brabantit: Le Brabant Wallon dhe Le Brabant Flamand. Brukseli i shpeton perfundimisht institucionit provincial. Do te jete pikerisht kjo reforme qe do te rihapi dosjen e famshme te BHV-se, duke nenvizuar vecantesine e ketij rajoni te installuar mes dy territoresh. Ne ate kohe nacionalistet flamand i drejtohen Gjykates se larte, e cila vendos mbajtjen e BHV ne Flander.

Ne vitin 2002 qeveria e kryesuar nga Guy Verhofstadt ben nje rilukazh te zonave elektorale me rastin e zgjedhjeve legjislative. Ai u jep zonave elektorale madhesine territoriale te provincave, me perjashtim te Louvain dhe BHV. Perseri nacionalistet flamande i drejtohen Gjykates se Larte. Kjo e fundit prononcon vendimin e saj ne vitin 2003. Gjykata shprehet se paqja komunitare nuk justifikon faktin qe zgjedhesit t’u nenshtrohen regjimeve te ndryshme. Gjykata e larte nuk konteston ne asnje pike te vendimit te saj faktin qe nje zone te shtrihet ne rajoni (nenkuptojme Flander – Bruksel). Gjykata e larte nenvizon se BHV-ja eshte nje rast i vecante ne raport me zonat qe kane madhesine e nje province. Ky vendim gjykate do te ndeze perseri shpirtrat e trazuar ne veri te vendit. Sipas analisteve frankofone, kjo lexohet ne menyre abuzive si nje thirrje per shkeputjen e zones se shumeperfolur. Ne vitin 2005 Kryemistri Guy verhostadt tenton serish nje zgjidhje. Ai do t’i referohet Paktit te Egmondit, por do te jete forca politike e SPIRIT (ish-volksyni) qe rrezon nje pakt te mundshem duke pretenduar se koncensionet e akorduara frankofoneve ne kembim te shkeputjes jane te papranueshme. Gjate fushates elektorale te vitit 2007, partite politike flamande bejne prioritet te tyre shkeputjen e zones se BHV-ve. Gjate veres post elektorale Yves Leterme tenton te gjeje nje zgjidhje te negociuar duke risjelle mbi tryeze te njejten filozofi: shkeputje te BHV-se ne kembim te kompensimeve per frankofonet. Kjo tentave deshton duke hasur ne rezistencen e deputeteve flamande (midis te tjereve dhe Herman van Rompuy, i cili do te merrte postin e Kryeministrit pas doreheqjes se Yves leterme dhe me vone do te largohej per te ushtruar nje funksion te rendesishem ne institucionet europiane, pra duke u bere Kryetari i para i Keshillit te Europes). Keta te fundit duan thjesht shkeputjen e BHV-se pa asnje lloj kompensimi per frankofonet. Ne vazhdimesi te kesaj llogjike vendoset ne rendin e dites ne Parlamentin federal propozimi i ligjit per shkeputje te zones pa asnje kusht. Ne netor te vitit 2007, pa patur asnje lloj marreveshje dhe duke perfituar nga superioriteti numerik, deputetet flamand miratojne me shumice votash shkeputjen e zones se BHV-se. Perfaqesuesit politik frankofone braktisin parlamentin ne shenje proteste, por me shumice vote projektiligji kalon pa probleme ne komisionin e Dhomes se perfaqesuesve (parlamenti federal). Menjehere pas votes me force te perfaqesuesve politike flamande, procesi paralizohet nga procedura e konfliktit te interesit. Kjo procedure eshte dispozite kushtetuese qe perdoret ne rastet kur forca e kartonit i impnon njerit komunitet zgjidhje problemesh pa dialog. Interesi i pare i konfliktit u be nga parlamenti i Walonise, pastaj ai i Brukselit, per te perfunduar me ate te minoritetit gjermanofon. Ketu ndodhemi ne vitin 2009, ku Mbreti vendos te ngarkoje ish-krryeministrin Dehaene si deminues te situates. Po valle ai eshte e mundur te gjendet nje zgjidhje e negociuar ne keto kushte? Qe zona BHV do te shkeputet kjo nuk vihet ne dyshim, te pakten nga ana flamande. Me shkeputjen e saj ka shume gjasa qe lehtesirat e akorduara frankofoneve te rrezikohen. Flamandet do te realizojne fitoren e shumepritur te nje entiteti njegjuhesor, por nje shkeputje pa kompensime eshte i paimagjinueshem per palen frankofone. Ne rast se nje gje e tille do te ndodhte, do te sihte sipas frankofoneve etapa e fundit perpara pergatitjes se shperberjes se Belgjikes.

Ndarja ne lemin e drejtesise (gjyqesor)? E komplikuar dhe shume e shtrenjte!


Aktualisht Belgjika eshte e ndare ne 27 zona gjyqesore. Ne secilen prej ketyre zonave ndodhet nje gjykate e shkalles se pare. Per Ministrin aktual te drejtesise, Stefaan De Clerck, ky numer eshte shume me i madh se cduhet. Ai mendon se zonat gjyqesore duhet te jene 16, ne menyre qe te kete shtrirje gjeografike me te madhe dhe situata te jete me e thjeshte per tu menaxhuar. Ketu ka nje kontradikte midis filozofise se Ministrit dhe forces politike qe ai perfaqeson: CD&V mendonte ndarjen e nje zone ne dy zona te vogla. Por dhe ketu kontradikta e ka emrin BHV. Per te kuptuar sic duhet rendesine e kesaj ceshtje, duhet patur nje imazh i qarte i peizazhit te fushes se drejtesise aktuale ne te famshmen zona e BHV-se. Gjithashtu duhet patur parasysh qe kjo ndarje ka si synim baze shkeputjen e dy organeve: gjykatave dhe prokurorose. Persa u perket gjykatave duhet te kuptohen te gjitha ceshtjet gjyqesore, por dhe gjyqtaret e ceshtjeve te renda, te cilet trajtojne proceset e rendesishme dhe anketat penale. Keta te fundit jane te vetmit kompetente per te mbajtur ne paraburgim apo per te proceduar ne bastisje te ndryshme ne lidhje me nje ceshtje. Prokuroria eshte zgjatje penale e sherbimeve policore qe denoncon krimet dhe infraksionet e ndryshme. Prokuroria mund te beje anketen e saj i vetem ne kuadrin e nje informacioni gjyqesor, dhe duhet me pas ti drejtohet gjykates.

Ne lemin e drejtesise civile

Disa shembuj do te nalejojne te kuptojme me mire funksionimin aktual te sistemit ne zonen BHV. Proceset gjyqesore qe jane te perqendruara ne zgjidhjen e konflikteve nderpersonale, pra konfliktet e ndryshme midis individeve, si divorcet, zgjidhjen e kontratave te ndryshme, trashegimine, bejne pjese ne lemin e drejtesise civile. Keto lloj konfliktesh karakterizohen nga iniciuesi i procesit gjyqesor, mbrojtja dhe kundershtaret reciproke.
Aktualisht eshte mbrojtesi ai qe zgjedh gjuhen ne te cilen do te zhvillohet procedura gjyqesore. Sistemi aktual lejon perdorimin e frengjishtes apo flamishtes ne rajonin e Brukselit plus gjashte komunat e lehtesuara, por dhe ne zonen e BHV-se.
Ne rast se kjo zone do te shkeputet, atehere duhen pare me vemendje dy gjera : e para a do te jete e mundur qe gjuha ne te cilen do te mbahet procesi gjyqesor te zgjidhet nga pala mbrojtese apo jo ? E dyta ne rast shkeputje cfare do te ndodhe me frankofonet e BHV-se, te pakten nga momenti qe kjo zone do te menaxhohet nga nje gjykate e shkalles se pare kryekeput flamandofone ?

Ne lemin penal

Problemi eshte pak me shume i komplikuar ne lemin penal qofte per perzgjedhjen e gjuhes ne fillim te procedures, qofte per strukturen aktuale te parketit.
Aktualisht parketi i Brukselit eshte kompetent per te gjithe zonen BHV. Ligji i vitit 1935 mbi perdorimin e gjuheve ne lemin gjyqesor nenvizon se i akuzuari mund te zgjedhe gjuhen ne te cilen do te gjykohet. Kjo eshte e vlefshme dhe per nje frankofon qe jeton ne anverse. Ne kete rast te gjitha anketat do te behen ne Anvers ne gjuhen flamande, por dosja , me kerkese te te gjykuarit, mund te perkthehet ne frengjisht dhe t’i dergohet nje juridiksioni frankofon per gjykim. Ne zonen e BHV ka nje lloj tendence per tab ere proceduren qysh ne fillim ne gjuhen frenge dhe kjo me qellim eleminimin e shpenzimeve teper te larta te perkthimeve. Por ne shume raste kjo nuk ndodh me qellim ruajtjen e vendeve te punes per flamandet. Ne parketin e Brukselit ka nje ekuiliber te lavderueshem midis magjitrave frankofone, flamandofone dhe atyre dygjuhesh.
Ne rast se zona e BHV-se shkeputet, do te kemi nje ndarje totale te parketit ne dy pjese : Parketi dygjuhesh per Brukselin dhe nje parket te paster flamand per BHV-ne. Per frankofonet e brukselit nuk do te kete asnje lloj ndryshimi, por duke filluar nga ky moment frankofonet e BHV_se dhe ata te komunave te lehtesuara nuk do te munden me te zgjedhin gjuhen frenge si gjuhe te procesit te tyre gjuhesor ne teresine e procedures gjyqesore. Ata do te mund te zgjedhin frengjishten vetem ne fund te procesit, pra ne momentin e gjykimit. Pra gjihte cka shpjeguam me siper, na rikthen ne nje sistem ultra te komplikuar, me nje fature financiare te madhe dhe q ene asnje moment nuk shkon drejt thjeshtezimit te institucioneve gjyqesore sic pretendon ministri aktual i drejtesise apo e gjithe klasa politike flamande sot.

jeudi 25 février 2010

ZGJOHUNI NGA GJUMI ZOTI GALTUNG

Nga Genti Metaj

Politologu norvegjez, me ane te intervistes se tij na con 60 vjet prapa dhe dashur pa dashur kerkon t’i vere zjarrin ballkanit. Pa ja bere syri terr, ky i fundit parashikon se pas 50 vjetesh do te krijohet Konfederata Serbo-Shqiptaro-Kosovare, qe do t’ju jap fund konflikteve ne rajon.


Ne daten 17 shkurt 2010 Kosova festoi ditelindjen e dyte te pavaresise. Qindra dhe mijera shqipatre u bashkuan rrugeve te prishtines, Tiranes, Shkupit, Brukselit dhe New-York-ut per te festuar diten qe u dha fund dilemave dhe hamendesive. Sigurisht qe mozaiku i ketij viti perbehej nga njohjet e 65 shteteve te botes kundrejt Kosoves, por dhe me lajmin e mire se ka levizje premtuese ne gjirin e 5 shteteve te UE, qe nuk e kane njohur ende Kosoven. Pra te thenat e koriderove diplomatike flasin per nje qasje tjeter te Greqise perkundrejt Kosoves dhe sic e thane dhe zyrtaret kosovare ka te ngjare qe ne muajt e ardhshem te kemi zhvillime te reja. Sigurisht qe faktet e siperpermendura nuk jane pa njohura nga opinioni publik dhe nuk kane shume nevoje per eko mediatike, sepse u bene te njohura nga shtypi shqiptar, kosovar dhe nderkombetar. Ajo qe me shtyn te hedh mbi leter keto rreshta eshte nje artikull botuar ne perditshem serbe “POLITIKA” dhe botuar ne frengjisht ne gazeten elektronike COURRIER des BALKANS.

“POLITIKA” ka intervistuar Zotin Johan Galtung, i cili na qenkesh politolog, negociator nderkombetar per rreth 40 konflikte ne mbare boten. Ky sociolog dhe matemikan norvegjez qe mban mbi shpatulla 79 vite jete, na qenkesh dhe themeluesi i Institutit te Kerkimeve per Paqen dhe anetar i Keshillit Konsultatif te Fondit te Kombeve te Bashkuara per demokracine.

Politologu norvegjez, personazhi kyç i zgjidhjeve te konfliketeve me ane te intervistes se tij na con 60 vjet prapa dhe dashur pa dashur kerkon t’i vere zjarrin ballkanit. Pa ja bere syri terr, ky i fundit parashikon dhe propozon, qe pas 50 vjetesh te krijohet Konfederata Serbo-Shqiptaro-Kosovare, qe do t’ju jap fund konflikteve ne rajon.

Mirepo ajo qe une deshiroj te zbardh perpara se t’ju pergjigjem argumentave te tij boshe eshte fakti se Serbia nuk po resht ne asnje moment te aktivizoje potencialisht te gjithe ata njerez dhe institucione qe jane pro saj. Edhe pse aktualisht nuk kane ndonje perfitim konkret, eshte detyra jone t’ju kundervihemi dhe ideve e propozimeve, supozimeve apo parashikimeve qe mund te risjellin konflikte me permasa te parashikuara ne rajon. Eshte detyre jona te minimizojme me argumenta thenie dhe argumenta boshe qe kane si qellim venien ne pyetje te Sovranitetit te Kosoves, por qe shkojne edhe me larg duke kerkuar ate qe enderroi Mareshall Tito, aneksimin e Shqiperise ne gjirin e ish-Jugosllavise.

Se dyti ne duhet te bertasim me te madhe se kush jane njerezit qe perkrahin ide te tilla dhe pse e bejne ate.

Gazeta “POLITIKA “ e prezanton Zotin Galtung si nje njohes te holle te rajonit te Ballkanit duke nenvizuar se ai eshte autor i rreth 100 publikimeve, por nuk na thote se cilat jane publikimet e tij, as na ben nje raport mes publikimeve dhe ceshtjes se Kosoves. Ky zoteri i nderuar na paskesh qene dhe Drejtori i pergjithshem i Qendres Universitare Nderkombetare te Dubrovnikut, por gazeta ne fjale harron te na thote se ne cfare periudhe ai e ka drejtuar kete universitet dhe cili ka qene punedhenesi i tij.
Pra duket katerciperisht se ky zoteri i nderuar eshte nje njeri me probleme te medha, i cili nuk deshiron ta njohe realitetin e rajonit. Qartazi nenkuptohet se ai eshte dhe nje anti shqiptar qe hedh bomba tymese ne nje moment te gjetur me mjaft mjeshteri. Duke vene perpara disa merita diplomatike dhe universitare te vetvetes nepermjet gojes se gazetes “POLITIKA” ai ben gabime trashanike dhe kerkon te ofendoje pa turp Marti Ahtisariin.

Johan Galtung ben pergjegjes Marti Ahtisarrin per menyren e shpalljes se pavaresise se Namibise. Pra ai nuk e fillon sulmin e tij drejtperdrejte me Kosoven, por ben nje analize te se kaluares se Ahtisarrit, duke e bere ate te papergjegjshem, racist dhe jo diplomat.

Meqe ende nuk e ka kuptuar se puna e Kosoves eshte kry prej kohesh, mendon se zgjidhja ideale eshte krijimi i nje konfederate Serbo-shqiptaro-kosovare!
Tash ky njeri dhe gazeta POLITIKA po perpiqen te zgjojne fantazmat te cilat nuk kane vdekur asnjhere ne koken e ekstremisteve dhe nacionalisteve te semura. Ky zoteri, i cili e mban veten per njohes te holle te rajonit dhe ndermjetes ne zgjidhjen e 40 konflikteve boterore, po kerkon t’i vere zjarin fucise se barutit. Thuajse jemi dhe njehere tjeter ne vitet e “lavdishme te Mareshall Titos”, i cili kishte pergatitur “dhomen e Shqiperise ne gjirin e ish Federates Jugosllave”. Ai perpiqet te justifikoje bombardimet e Serbise si nje lufte te parashikuar kunder saj dhe aspak si nje lufte per Kosoven, duke harruar se Kosova u mbajt me forcen e dhunes dhe vrasjeve, me terror dhe mbjellje vdekjesh prej me shume se gjysem shekulli. Ai harroi studentet e helmuar diku aty nga vitet tetedhjete. Harroi krimet e ushtrise, policise dhe cetnikeve serb kunder nje populli te tere. Harroi faktin qe mbi gjysem milioni njerezish u zbuan nga vatrat e tyre, qe u vrane gra e vajza, u mbyten pleq e te rinj! Ka harruar se me forcen e bajonetes u shpuan barqet e grave shtazena.....
Jo zoti Galtung, konfederata qe ju propozoni nuk ka per te ekzistuar kurre, asnjehere! I vetmi takim yni me serbet do te ndodhe ne Gjirin e Europes se bashkuar, vetem atehere kur Serbia te pranoje realitetin, te njohe Kosoven shtet te pavarur dhe sovran, te denoje krimet e saj dhe t’ju kerkoje falje shqiptareve. Jo vetem kaq, por serbia duhet ne menyre urgjente te dorezoje kriminelet e te gjitha lufterave qe ka bere, midis te tjerash ajo e Kosoves, sepse ndryshe portat e Europes do te jene te mbyllura per te.

Ndersa per ju Zoti Galtung kam vetem nje keshille: rajoni i Ballkanit ka qene nje territor shume problematik. Eshte ndoshta i vetmi rajon qe ka denuar nje popull te tere te jetoje ne pese a me shume shtete. Ky eshte vetem rasti i shqiptareve. Asnjehere shqiptaret nuk i kane shpallur lufte fqinjeve, perkundrazi, kane qene ata qe kane vuajtur sulmet e te tjereve. Me thoni cili eshte ai shtet qe te pakten qe nga viti ’90 e ketej i ka vene te pakten kater here zjarrin Ballkanit? Mire Kosoves, po Bosnjes nga i erdhi sherri? Po Sllovenise e Kroacise? Kush po e mban ne gjendje terrori Bosnjen? Cila eshte formula juaj per kete vend i cili eshte shqyer ne tre rajone e republika? A ju kujtohet masakra e Srebenices?!
Zoti Galtung, jeni fare i parpergjegjshem! Kam idene se po perdoreni si vegel e mire ne duar te pista! Lerini Ballkanin te qete, sepse me ne fund ai dhe popujt e tij progresiste e gjeten vet zgjidhjen.

mercredi 10 février 2010

TE GJITHE DUHET TE JEMI NE TEHERAN !



Ajo qe ndodhi ne Iran gjate zgjedhjeve te fundit presidenciale perdhosi njehere e mire “Persine”. Perdhosi identitetin e kesaj kulture, e cila i ka dhene aq shume njerezimit, e cila ka ngritur aq lart emrin e saj, saqe renia kaq poshte e “denon” padrejtesisht. Qenka e thene qe ne cilindo kend te rruzullit tokesor politika t’i vere zjarin nje bote te tere, nje kulture dhe identiteti, te terheqe zvarre nje apo popuj te tere, vetem e vetem sepse ekzistojne njerez “te gjithpushtetetshem”, apo te etur per pushtet te pakufijshem. Sepse ekzistojne njerez qe ne momente te caktuara te qenies se tyre, kujtojne se jane te barabarte me “zotin” vete, sepse mendojne se eshte vepra dhe fjala e zotit ajo qe i ka “ngritur aq lart”, sepse mendojne se “zoti mendon ashtu sic mendojne ata”, sepse “jane te bindur se po te ishte e mundur ata dhe vetem ata do te ishin mekembesit e te gjithpushtetshmit”. Eshte aq e veshtire per t’i perligjur mendimet dhe qendrimet e tyre, eshte aq mizore te provosh te mendosh si ata, eshte nje fare torture pafund, nje tmerr pambarim.

Keto javet e fundit perpos ndjekjes me shume vemendje te aktualitetit nepermjet shtypit kam rastisur te bisedoj dhe me iraniane qe ndodhen ne Bruksel. Emigrante te rendomte dhe te zakonshem tjeterhere, tashme “te integruar” me se miri ne shoqerine e ketushme, njerez me principe te shendosha, por dhe me pak te shendosha, te cilet me shume se cdonjeri percjellin me ankth ate qe po ndodh atje, ne Persi.

Ne fillim mendimet ishin disi konservatore, disi te luhatura dhe te pastrukturuara. Thua sikur “opiumi” i Presidentit te rizgjedhur kishte penetruar deri ketu ne Bruksel. Amadi Nexhad konsiderohej si njefare “heroi” qe per interesat kombetare “nuk tutej para SHBA-ave, Europes dhe vendeve te tjera demokratike”. Kjo situate me sjell ne mendje mitingjet e Sadam Huseinit ne kohen e fillimperendimit te mbreterise se tij, me sjell ne mendje manifestimet e talebaneve pas renies se regjimit te tyre, me sjell ne mendje “rezistencen” e radikaleve te Pakistanit qe mbeshtesin Al Kaiden. Kjo situate me con aq larg, ne ato kohera kur Enver Hoxha mbushte sheshet dhe nxirrte ne rruge “arsenalin e jashtezakonshem” te ushtrise se mjere shqiptare per t’i treguar perendimit se sa i forte ishte. Aq larg me con kjo “ere diktaturash”, saqe me kujtohen “vrapimet e cmendura” te nje tufe njerezish, te cilet ne kohen qe bustet e diktatorit binin, themeluan njefare shoqate qe morri emrin e tij, mbyllnin shkollat dhe nderrmarrjet, vetem e vetem qe te shpetonin imazhin dhe “jeten pas vdekjes se Enver Hoxhes”.

Ndjehem krejtesisht i zhgenjyer nga keta njerez, ndjehem i turbulluar, aq shume i zhgenjyer saqe me thene te drejten ne disa raste hezitoj t’i pershendes dhe t’ju shterngoj doren.
Emigranti eshte gjithnje nje nder aktoret kryesor te ndryshimit te nje shoqerie. Eshte ky i fundit mesazhedhenesi dhe mesazhemarresi me efikas per vendin e tij te origjines. Emigranti shetit me shume, “thith” me shume te reja nga bota ku jeton dhe “eshte i detyruar” t’i percjelli ato ne vendlindje. Emigranti eshte ne njefare menyre emancipuesi (apo duhet te them: emigranti duhet te jete...) i kombit te vet. Eshte ai qe i sheh gjerat nga larg, pa pasion, apo me me pak pasion se bashkeqytetaret apo familjaret e tij atje ne vendlindje. Emigranti eshte bartes i njefare kulture hibride, e cila i ka rrenjet ne vendin e origjines, por ushqehet me ajrin, ujin, buken dhe “tabiatet” e shoqerise pritese. Per fat, kjo shoqeri qe na ka hapur dyert, ketu ne Bruksel, i bie te jete goxha me e perparuar se ajo ne Teheran.
Keto dite shtypi mbare boteror eshte “ne sherbim” te nje jete te nderprere. Te nderprere padrejtesisht, vetem e vetem sepse kishte dale si cdo qytetar i botes se lire per te shprehur mosdakordesine e saj me ate farse qe u gatua dite me pare ne zgjedhjet presidenciale te Iranit.

Ajo quhej Neda, ishte nje vajze e re plot energji, e bukur, inteligjente dhe mjaft aktive. Miqte dhe familjaret e saj te ndodhur ne mergim, atje ne Ameriken e larget apo ne Europe e kishin lajmeruar te bente kujdes. Megjithe censuren e Amadi Nexhad, imazhet e protestave te pergjakura nga policia, fale informatikes kishin marre dhene dhe situata ndiqej me shume shqetesim.
Nuk kishte bere vaki prej shume kohesh qe njerezia te perjonte nje vdekje, nje agoni hap pas hapi. Bota u tmerrua, me shume se nje njeri mbajti frymen, me shume se nje popull u gjakos, me shume se nje bote “ulerin me dhimbje” nga revolta. Ajo e dinte shume mire qe manifestimi ishte i ndaluar, por ky fenomen eshte i rendomte ne Iran, pra me pak fjale ndoshta Neda kishte menduar se dhe kete here do te mundej “te kafshonte bashke me mijera te tjere Mollen e Ndalume te manifestimit”. Kur shoqja e saj e femijerise e kishte keshilluar te bente kujdes, Neda duke buzeqeshur, ishte pergjigjur si perhere: “Mos e vri mendjen, nje krisme dhe gjithcka mbaron sa hap e mbyll syte”. Por te shtunen me 20 qershor krisma ishte fatale. Neda sapo doli nga vetura dhe nje krisme plasi... “U rrezua pertoke para syve te mi, pasi plumbi e kishte marre ne kraharor”, tregon profesori i saj i muzikes.

Ne rast se e keni pare videon qe qarkullon ne You Tube, eshte ai dhe babai i Neda qe perpiqen ta ndihmojne ne momentin e “krismes”.
Atje ne mes te turmes Neda ishte nje “anonime” si te gjithe te tjeret, si ata mijera anonime qe kishin dale te protestonin per rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Por ne harkun e disa sekondave 26 vjecarja Neda Agha-Soltan, u be ikona e rezistences dhe kontestimit te regjimit iranian. Imazhet e agonise se saj pas nje goditjeje vdekjeprurese me arme, ne harkun e disa minutave u pane nga qindra mijera njerez ne te gjithe rruzullin. Fale blogjeve te lira me dhjetera poezi u thuren dhe u hodhen ne boten e madhe virtuale me nje shpejtesi te rrufeshme, dhjetera dhe qindra manifestime po behen cdo dite ne kujtim te saj, ne emer te lirise, ne emer te jetes dhe mendimit te lire. Por me e rendesishmja mbetet se Neda eshte kthyer ne imazhin e ndryshimit te rinise iraniane, e kesaj rinie qe po kerkon driten e ndryshimit, daljen nga tuneli i erret i regjimit te atjeshem.

Sipas informacioneve qe qarkullojne ne shtyp dhe deshmise se familjes dhe shoqes se saj me te afert, Neda nuk e kishte patur ne asnje moment ne mendje politiken. Ajo ishte vajza e vogel e nje familjeje te mesme te Teheranit. I ati punonte ne administrate ndersa e ema ishte shtepiake. Duke qene se ishte nje nxenese e mire, Neda ishte rregjistruar ne Universitetin e Lire, ku ndiqte studime te Filozofise Islame. Kurioze dhe e etur per te mesuar me shume ajo ndryshon drejtimin e studimeve duke kaluar ne Turizem. Neda nuk dallohej si ndonje fare “vajze rebele”, as ishte “koke e nxehte”. Ishte thjesht nje njeri qe kishte kapacitete te medha, nje vajze e re qe donte te zbulonte jeten, nje njeri qe donte lirine dhe hapesirat e kaltera.....
Po kush qelloi mbi Neda?! Perse duhej te keputej nje jete kaq e re dhe per cfare aresyeje?! Kush do te mbaje pergjegjesine e vdekjes se saj dhe a mund te vritet nje njeri sepse kerkon liri?!

Keto pyetje me peshtillen ne koke dhe nuk di se cfare pergjigje te jap. Askush nuk do te mundet te qetesoje shpirtin tim te trazuar nga barbaria qe mund te kemi ne njerezit kundrejt njeri tjetrit. Tanime nuk kam aspak deshire te takohem me ndonje aga ata emigrantet iranian per t’ju drejtuar ndonje pyetje. Jo, mendoj se te gjithe ne tani duhet te shkojme ne Teheran. Te bertasim, te klithim dhe te mos e leme bosh vendin e Neda. Te kerkojme lirine per te cilen ajo jetoi dhe vdiq. T’u cohemi kemb per kembe te gjithe atyre “zoterve diktatore” dhe t’i shporrim njehere e mire nga pallatatet e qelqta qe ngrihen si Olimper mbi kokat tona!
Te gjithe ne, te pakten me zemer dhe me mendje, duhet te jemi ne Teheran!

Nga Genti Metaj