Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

vendredi 13 août 2010

Ambasadori amerikan John Withers II u le “amanetin e tij” shqiptareve para largimit: Mbrojeni demokracinë tuaj!


Muajt e fundit ka patur shume debate ne lidhje me ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane. Ky personalitet aq i dashur per shqiptaret, ky diplomat karriere qe pergjate tre vjeteve arriti te mesoje ne menyre perfekte Gjuhen Shqipe, u be ne njefare menyre miku me i mire i popullit shqiptar. Megjithese ishte diplomati me i fuqishem ne Tirane, ai gjeti kohe te vizitonte Shqiperine ne cdo kend te saj, te ulej e bisendonte kembekryq me pleq, djem, burra e gra. Nuk u “terperua” asnjehere ky njeri dhe atehere kur i duhej te bisedonte me femijet dhe t’ju lexonte perralla e fabula si nje prind i mire.

Mirepo Ambsadori Withers u gjend mes nje furtune mediatike mjaft te veshtire. Atij ju desh te nderhynte disa here ne jeten politike te Tiranes duke u perpjekur te shmangte sabotimin e demokracise. Duke ndjekur fill e per pe politiken e qeverise se SHBA-ve, atij ju desh te shndrrohej ne delen e zeze te Shqiperise politike.

Per ironi te fatit me kujtohet letra qe i nisi Rezart Taci Ambasadorit Widhers. Ne ate kohe une bera dhe nje shkrim ku ju pervesha ashper biznesmenit tone “te madh” duke i kujtuar se po ja fuste kot me kot dhe se nuk ishte e mundur qe Rezarti te vinte ne prove inteligjencen, formimin dhe dijet e Ambasadorit, te pakten ne lidhje me Luter Kingun.

Por letrat kunder Ambasadorit duket se nuk perfunduan ketu. Para disa javesh nje nder penat me te spikatura te gazetarise shqiptare, Zoti Blendi Fevziu beri gafen me te madhe te jetes se tij, duke akuzuar drejteperdrejte Ambasadorin si nje politikberes personal dhe mos zbatues i direktivave te Washingtonit.

Aq i ashper ishte ai shkrim i Fevziut saqe mu desh te kthehesha ne kohe. Te kujtohesha per ato vite ku ai ishte gazetar te “Koha Jone” e asaj kohe. Blendi Fevziu ka jetuar rrahjet dhe keqtrajtimet e sistemit autokratik para disa viteve, ka jetuar shkrumbosje redaksish, ka jetuar renien e shtetit Brenda dy oreve sikur te ishte nje keshtjelle prej rere. Kete rradhe nuk e di pse ai nuk mundi te kuptonte se sinjalet qe vijne nga SHBA-ja nuk ishin ide personale te Ambasadorit, por mesazhe te qarta diplomatike, per nderrim kursi te politikes Tiranase.

Ani pse Rezart Taci shkroi nje cope leter idiote, ne fund te fundit aq e ka kulturen dhe nuk mund te presesh me shume prej tij. Nuk ka problem qe Blendi Fevziu i vuri nje damke me permasa te konsiderueshme reputacioànit te tij si gazetar i pavarur dhe neutral. S’ka gje se dikush, nje dite te bukur kur nuk kishte se cfare te thoshte per sukseset e pafundme te qeverise e quajti Ambasadorin Komunist, por…

Por qe te vinte dita qe Ministri i Jashtem i Republikes se Shqiperise, me perkrahje te plote te Kryeministrit dhe qeverise t’i drejtonte leter Sekretares se Shtetit Amerikan ku t’i ankohej per Ambasadorin Amerikan, kete nuk ja mori mendja askujt.

Mirepo cdo e keqe ka dhe te miren e saj. E para sepse tani morrem vesh ca gjera qe ndoshta nuk do t’i dinim kurre. E dyta sepse me ne fund te gjithe shqiptaret e moren vesh se qeveria e tyre nuk vlen nje grosh. Me ne fund qeveria Amerikane reagoi hapur dhe ne dy menyra: e para me nje leter drejtuar Zevendes Kryeministrit te majte te qeverise se djathte dhe e dyta po me gojen dhe zerin e Ambasadorit te saj ne Tirane John Withers II.

1-Ambasadori Withers ka shprehur ne menyre te patjetersueshme mendimet e qeverise dhe Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes!

2-Shqiperia ndodhet ne krize te plote demokracie!

3- Per SHBA-ane dhe Ambasadorin Withers, “eshte me rendesi themelore ne kete vend qe demokracia te mbrohet, qe ajo te beje perpara per te kryer funksionin e saj themelor, i cili eshte t’i sherbeje mireqenies dhe aspiratave pozitive te popullit shqiptar”. Nese ambasadori Withers do te kishte nje keshille per shqiptaret perpara largimit ajo do te ishte: “Mbrojeni Demokracine Tuaj...!

4- Shqiperia ka shkelur marreveshjen me aleancen ushtarake me te fuqishme te botes NATO-n. Ne momentin e hyrjes se vendit ne NATO, Shqiperia i premtoi aleances mos prekjen e institucioneve si SHIK-u te pakten per nje periudhe tre vjecare. Ne rast se do te ishte e nevojshme nje nderhyrje apo permiresim, Shqiperia duhet te konsultohej me aleancen dhe te mos vinte ne rrezik standartet e kerkuara. Ky informacion eshte fakt i panjohur me pare per publikun shqiptar dhe deshmon verberine dhe etjen per pushtet palimit te qeverise aktuale!

5- Ata qe tentuan pa sukses ndryshimet ne ligjin per SHIK-un, duhet t’i thone popullit shqiptar se perse donin t’i benin keto ndryshime duke qene te vetedijshem per marreveshjen me Aleancen. Midis te tjerash ata duhet t’i shpjegojne popullit shqiptar se perse nuk i morren parasysh shqetesimet e Qeverise Amerikane dhe Bashkimit Europian!

6- Ministri i jashtem shqiptar duhet te shprehet qarte ne lidhje me marredheniet strategjike te Shqiperise me Rusine. Amerikanet presin me shume informacion nga aleati i tyre strategjik, Shqiperia, ne kete aspekt!

7-Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane deshmuar se jane aleati me i ngushte dhe miku me i madh i shqiptareve. SHBA-ja i kujton shtetit shqiptar te mos harroje perkrahjen per integrimin e shqiperise ne aleancat euro-atlantike dhe sidomos kontributin per ceshtjen e Kosoves!

8-Ne Shqiperi sistemi i drejtesise eshte i semure rende. Parlamenti shqiptar refuzoi ne menyre te papergjegjshme te gjithe kandidatet e propozuar ne Gjykate te larte, pavaresisht se kjo perzgjedhje perfshinte dhe disa nga gjyqtaret me te mire te Republikes!

9- SHBA-ja mendon se plaget e Gerdecit rrjedhin ende gjak! SHBA-ja mendon se drejtesia nuk eshte vene ne vend! SHBA-ja pyet shqiptaret se sa te qete e bejne gjumin per demokracine e tyre ne lidhje me kete tragjedi!

10- SHBA-ja njohu dhe vuri re elemente pozitive ne zgjedhjet e fundit parlamentare, por SHBA-ja mendon se mbeten pa pergjigje dy pyetje te rendesishme. Nje nder to eshte dhe e meposhtmja: “A paten shqiptaret nje dite te mire te nesermen e ketyre zgjedhjeve? Kjo shprese nuk doli e tille”!

Ne kohen qe qeveria dhe opozita shqiptare po pushojne ne brigjet e kripura te Jonit dhe Adriatikut nje ambasador po largohet. Shqiperise ka per t’i mbetur miku i saj me i mire Amerika, ndersa shqiptaret po humbasin nje nder “te tyret”. Ne kohen qe Kryeministri peruron rruge te reja ne fshatrat e bregut, shteti me demokratik i botes, Amerika, i kujton se demokracia mund te rrezokohet shume lehte.

Faleminderit Ambasador John Withers II! Faleminderit qe mesuat gjuhen tone, qe vizituat fshatrat e vendit tim, qe folet dhe perkedhelet femijet e vendit tim! Faleminderit Ambasador dhe dijeni se ne rast se disa pushtetare, bisnesmene apo gazetare ja u kane mbyllur deren e tyre, dera e shqiptareve dhe Shqiperise eshte dhe do te mbetet gjithmone e hapur per ju!