Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

mercredi 10 février 2010

SI TE KERKOJME SHTETESINE BELGE



Nga Genti Metaj

- Cilat jane kushtet per te marre shtetesine belge?
- Cfare dokumentash duhen paraqitur?
- Kur dhe ku duhet te paraqiten dokumentat?
- Sa kohe zgjat trajtimi i dosjes dhe cilat jane shancet qe kerkesa juaj te pranohet?......

Nje nder temat me mjaft interes per te gjithe te huajt ne Belgjike eshte dhe a jo e marrjes se nenshtetesise belge. Ky debat ka qene mjaft i ashper diku aty para viteve tedhjete dhe shume organizata qe mbronin te drejtat e emigranteve kane bere nje lufte politike mjaft te ashper per te arritur tek ligji per akordimin e shtetesise belge. Ne kete material ne deshirojme te informojme te gjithe lexuesit per disa nga procedurat qe duhen ndjekur per te marre shtetesine.

Marrja e shtetesise belge rastis te duket e komplikuar dhe shpeshhere dekurajuese. Ne fakt asgje nuk eshte kaq e komplikuar ne rast se kemi informacionin e nevojshem dhe sigurisht nese ju drejtohemi institucioneve dhe organizatave te specializuara ne kete drejtim. Ne kete artikull ju do te gjeni informacione te thjeshtezuara dhe praktike, te cilat synojne t’ju orientojne sic duhet drejt procedurave dhe t’ja u bejne te thjeshte « betejen e nacionalitetit belg ». Sigurisht qe ky dokument nuk mund te jete « i perjetshem dhe absolut », duhet te kemi parasysh se gjerat evoluojne, pasurohen, lehtesohen ose veshtiresohen. Gjithsesi ne rast se ndodheni perballe nje problemi mos hezitoni te kontaktoni me autorin e ketij materiali, i cili operon ne fushen e te drejtave te emigranteve.

Dhenia e shtetesise ne baze te nje prindi me shtetesi belge

Nje femije qe lind ne belgjike dhe nje nga prinderit e tij ka shtetesi belge, perfiton automatikisht shtetesine e mbreterise. Ne lidhje me kete rast nuk ka asnje procedure madhore per t’u kryer, pervec njohjes se femijes nga prindi belg dhe rregjistrimi i tij prane zyres se gjendjes civile te komunes ku keta te fundit kane zgjedhur rezidencen e tyre.
Po ne kete kendveshtrim perfitojne shtetesine belge te gjithe femijet qe lindin jashte shtetit, por qe nje nga prinderit ka shtetesine belge dhe ka lindur ne Belgjike. Ky femije merr shtetesine belge automatikisht nese deri ne moshen 18 vjecare nuk ka perfituar nje nacionalitet tjeter. Duke qene pothuajse te sigurt se nuk ka raste te shumta te tipit te meposhtem, po ju shpjegojme se ka dhe raste te tjera ne te njejtin kendveshtrim. Ne rast se femija ka lindur jashte shtetit nga prind (er) te cilet nuk e kane marre shtetesine belge qysh ne lindje ata duhet te paraqesin nje deklarate ne gjendjen civile te komunes se rezidences, ose ne rast se jetojne jashte Belgjikes, ne ambasaden ose konsullaten belge te vendit ku jetojne. Kjo procedure duhet bere para se femija te arrije moshen 5 vjecare. Ne rast se femija kalon moshen 5-vjecare, atehere procedura ndryshon dhe duhet ndjekur nje rruge krejt tjeter dhe me e komplikuar. Ne rast vdkeje te prindit qe ka shtetesi belge para lindjes se femijes, ky i fundit merr automatikisht shtetesine e tij, pra shtetesine belge. Po cilat jane dokumentet te cilat duhen paraqitur ? Kjo nuk eshte aspak e veshtire dhe as e komplikuar :

1- Certifikate Lindje e femijes
2- Vertetin shtetesie i prindit ose prinderve belge.

Marrja e shtetesise belge per femijet e lindur ne Belgjike

Te gjithe femijet e lindur ne Belgjike nga prinder me origjine te huaj mund te marrin shtetesine belge. Po ju citojme me poshte disa nga kushtet qe duhen plotesuar per te marre shtetesine :
- Femija banon ne Begjike pa shkeputje qysh prej lindjes
- Prinderit jane te instaluar ne Belgjike te pakten prej 10 vjetesh
- Lindja e femijes eshte deklaruar para se ai te mbushe 12 vjec
Procedura per kete menyre te marrjes se shtetesise eshte shume e thjeshte : Te dy prinderit duhet te paraqiten ne zyren e gjendjes civile te komunes se rezidences. Ne rast se nje nga prinderit nuk jeton, ne rast se nje nga prinderit ka aftesi te kufizuara mendore, atehere vetem prindi i afte ose tutori i autorizuar me ligj bejne deklaraten dhe procedura perfundon.

Pervec informacionit qe cituam me siper ekzistojne dhe raste kur njeri nga prinderit nuk e ka rezidencen ne Belgjike. Pra natyrshem lind pyejta se si duhet vepruar ? Ne raste te tilla prindi qe nuk e ka rezidencen ne belgjike duhet te beje nje prokure ku jep autorizimin e tij ne lidhje me kerkesen. Kete prokure ai mund ta kryej ne ambasaden belge te vendit ku jeton ose prane konsullates belge te vendit ku jeton. Ne rast se prindi qe nuk jeton ne Belgjike refuzon te jap aprovimin e tij, ose ne rast te mungeses se prokures me shkrim per nje tjeter arsye, prindi qe jeton ne Belgjike mund te beje deklaraten i vetem. Ne kete rast eshte gjykata qe do vendose nese do t’i jepet apo shtetesia belge femijes qe ndodhet ne keto pozita. Me poshte po ju citojme dokumentet qe duhenparaqitur. Ne princip keto dokumente jane pa pagese :
1- Certifikata e lindjes se femijes
2- Prova e rezidences se femijes qysh nga dita e lindjes (Certificat de résidence)
3- Prokura e prindit qe nuk jeton ne Belgjike. Ne kete prokure prindi qe nuk jeton duhet te shprehe ne menyre te qarte pelqimin e tij ne lidhje me marrjen e shtetesine per femijen
4- Ne rast se njeri nga prinderit eshte me aftesi te kufizuara mendore : Prove ku shprehet ne menyre te qarte pamundesia mendore e prindit per te bere deklaraten.
Pra, natyrshem me marrjen dhe plotesimin e te gjithe dokumentacionit te siperpermendur dosja eshte gati dhe dorezohet ne Komune nga prinderit e femijes. Prokurori i Mbretit do te vihet menjehere ne dijeni te kesaj kerkese dhe pergjate maksimumi nje muaj pas berjes se kerkeses duhet te jape pelqimin ose mos pelqimin per kete te fundit. Mos pelqimi i tij mund te bazohet mbi faktin se natyralizimi i femijes nuk eshte ne interesin e femijes. Keto jane raste shume te rralle, por qe duhen patur parasysh. Por cfare mund te bejme nese prokurori i Mbretit e refuzon kerkesen e shtetesise ? Ne kete moment ne loje futet gjykata, e cila vendos nese prinderit mundet ose jot e shkojne ne instacen e apelit per dosjen. Ne rast se asnje verejtje nuk behet brenda muajit nga ana e Prokurorit te Mbretit, dosja konsiderohet e mbyllur dhe femija merr shtetesine belge. Ai rregjistrohet ne rregjistrin e popullates dhe qe nga ky moment eshte shtetas dhe qytetar belg. Cdo femije nden moshen 18 vjecare mund te behet ne mùenyre automatike belg me kusht qe nga prinderit qe ka marre shtetesine me ane te procedures se natyralizimit (la naturalisation) te jete tutori legal i femijes. Ne keto raste dosja trajtohet nga Komisioni i Natyralizimit.

Marrja e shtetesise per te gjithe ata persona legale qe jetojne prej nje periudhe te gjate ne territorin e mbreterise

Ne kete rast kemi te bejme me tre raste konkrete, pra e thene ndryshe me tre mundesi qe ju jepen te gjithe kandidateve qe duan te marrin shtetesine belge. Per te treja rastet qe do te trajtojme me poshte mjafton qe kandidati te paraqitet ne zyren e gjendjes civile te komunes se rezidences dhe te plotesoje nje dokument ku kerkon “marrjen e shtetesise belge” me ane te procedures: “par obtion de nationalité”.Ju do te gjeni sipas rastit dhe dukumentat e nevojshme ne vijim.
1- Rasti i pare perfshin te gjithe ata kandidate qe kane lindur ne Belgjike dhe kane jetuar gjithe kohen ne territorin e mbreterise. Por si duhet vepruar dhe cfare dokumentash duhen dorezuar? Ne kete rast ju duhet te dispononi dokumentacionin e me poshte shenuar:
- Certifikate Lindjeje (ky dokument merret ne komunen ku eshte deklaruar lindja. Zakonisht komuna perket me spitalin ku femija ose kandidati ka lindur. Per shembull: ne rast se ju jeni banues i Komunes se Saint-Gilles, por keni lindur ne Hopital Saint-Pierre, certifikaten e lindjes do ta merrni ne administraten e bashkise se Brusel Qender (1000 Bruxelles). Kjo per faktin se spitali ku keni lindur ndodhet ne territorin e kesaj te fundit.
- Certifikaten e rezidence dhe Historikun e adresave qe prej lindjes
- Nje kopje te kartes suaj te identitetit. ( Ky dokument duhet legalizuar ne Zyren e popullates te komunes tuaj (Service Population).
2- Kandidati ka lindur jashte Belgjikes dhe nje prinderit e tij ka marre shtetesine belge ne momentin e procedures se deklarimit (demande de nationalité par déclaration article 12 bis). Ja lista e dokumentave per kete rast:
- Certifikata e lindjes (ne kete rast certifikata e lindjes merret ne vendin e origjines. Perkthehet ne gjuhen frenge ose flamisht, legalizohet ne sherbimin perkates prane Ministrise se Jashtme te Republikes se Shqiperise, legalizohet nga Konsullat Belge ne Durres, ose se fundmi dhe ne Zyren Diplomatike te Mbreterise se Belgjikes ne Tirane)
- Prova qe njeri nga prinderit ka shtetesine belge (Ne kete rast karta e identitetit te prindit belg eshte e mjaftueshme. Ne rast se hasni ne ndonje veshtiresi, mos hezitoni te merrni kontakt me sherbimin e popullates ne komunen e rezidences)
- Nje dokument ku vertetohet atesia e kerkuesit (ose memesia) me prindin belg
3- Kandidati qe jeton ne Belgjike ne menyre legale, qe koheqendrimi i tij eshte te pakten 7 vjet dhe nje dite, qe ne momentin e berjes se kerkeses ka nje leje qendrimi definitive, qe gjate 7 vjeteve te qendrimit legal ka patur nje dokument identiteti mbi tre muaj mund te kerkoje shtetesine belge mbi po te njejten baze. Po ju citojme me poshte listen e dokumentave te nevojshme:
- Certifikata e lindjes (ne kete rast certifikata e lindjes merret ne vendin e origjines. Perkthehet ne gjuhen frenge ose flamisht, legalizohet ne sherbimin perkates prane Ministrise se Jashtme te Republikes se Shqiperise, legalizohet nga Konsullat Belge ne Durres, ose se fundmi dhe ne Zyren Diplomatike te Mbreterise se Belgjikes ne Tirane)
- Certifikaten e rezidence dhe Historikun e adresave qe prej lindjes
- Nje kopje te kartes suaj te identitetit. ( Ky dokument duhet legalizuar ne Zyren e popullates te komunes tuaj (Service Population).

Per te gjitha rastet dhe procedurat e mesiperme shpenzimet financiare nuk jane domethenese. Ato mjeftohen me pagesen e pullave te destinuara per certifikaten e Lindjes dhe proven e rezidences. Ne pergjithesi Prokurori i Mbretit duhet te jape mendimin e tij brenda muajit, por duke patur parasysh mbingarkesen e ketij institucioni, kjo procedure mund te marre maksimumi nga 6 deri ne nente muaj. Nje pjese e mire e komunave ne Bruksel kthejne pergjigje brenda kater muajve ndesa ne Wallonie dhe Flandre kjo procedure shkon disi me shpejt. Si ne te gjitha rastet dhe shpjegimet perkatese te dhena me siper, ne rast se pas pergjigjes se Prokurorit dhe ne rast se ky i fundit nuk e kundershton kerkesen, kandidatit i akordohet shtetesia belge. Ne rast se Parketi e kundershton kete kerkese, kandidati duhet t’i drejtohet Gjykates se Shkalles se Paredhe t’i kerkoje anulimin e vendimit te Parketit.

Vijon

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire