Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

mercredi 10 février 2010

Faik Konica sipas Luan Staroves




Shkrimtari Luan Starova, autor i një teze doktorate me temë nga jeta dhe vepra e Faik Bej Konicës, në përmbledhjen e tij, Faik Konica dhe Gijom Apoliner “Një miqësi evropiane” ka sjellë para publikut një përzgjedhje tekstesh të hartuara prej Konicës në gjuhën frënge, si dhe tekste të Apolinerit që i kushtohen Shqipërisë dhe Konicës, nga momneti i takimit të tyre të parë në vitin 1903. Kritikija franceze Sylvie Le Ray, bën një komenet tepër interesant për figurën e Konicës, sipas përshkrimit që i bën Starova

Në librin “Një miqësi evropiane”, shkrimtari Luan Starova, me shumë përkushtim ka sjellë për publikun e gjerë jo vetëm jetën dhe veprën e Konicës, por edhe disa tekste të një komunikimi të shpeshtë, pak të njohura deri me sot, midis Apolinerit dhe Konicës. Me stilin e tij të veçantë, Starova vë në plan të parë personalitetin origjinal e fasininat të shkrimtarit dhe diplomatit shqiptar Faik Konica. Eshtë për të çuditur, por Konica duket të jetë kundërshtari i “parakohshëm” i globalizmit “a la esperanto”, kur ai shkruan se “ideja për t’i bërë kombet të flasin të njëjtën gjuhë është po aq e kuptimtë sa edhe përpjekja për t’i bashkuar kuajt, gomerët, qetë dhe devetë dhe për t’i detyruar ato me pahir për të hungëritur, për t’u çjerrë a pëllitur pa dallim lloji”. Duke folur për jetën e Konicës, Starova shkruan se Faik bej Konica ka lindur më 1876 në gjirin e një familje fisnike që pati ndërruar fenë në islam, në një qytetëz të vogël iliras, në Konicë, e cila u morr nga grekët pas luftërave ballkanike. Që në moshë të re, ai pati fatin të frekuentoje kolegjin e jezuiteve në Shkodër, ku u formua me një botëkuptim të ri. Përvetësimi paradokohe i frëngjishtes, latinishtes dhe i greqishtes, ushtrimi i vetvetes në artet dhe muzikën e Perëndimit, e bënë të ndërgjegjshëm të riun Konica mbi lidhjen e ngushtë ndërmjet thesarit kulturor shqiptar dhe humanizmit evropian, lidhje e fanitur nga pesë shekuj pushtimi otoman. Eshtë frëngjishtja ajo që do t’i shërbeje si model Konicës për të hedhur bazat e një gjuhe shqipe autonome, të njehësuar, të pasuaruar nga një alfabet dhe një ortograf të qëndrueshëm, duke krijuar kështu kushtet për praktikimin dhe zhvillimin e një arti letrar shqiptar. Nga 1892 deri në vitn 1896, ai përfundon maturën në Francë, duke ndjekur njëkohësisht mësime të sanskrishtes dhe tehebraishtes. Gjuhët e rralla dhe minoritare ishin një zbulim i vërtetë për të. Duke iu futur me pasion mesimit të hebraishtes, padyshim qe ai do të ketë venë re njëkohësisht një ngjashmëri midis fatit të popullit çifut dhe atij të bashkëatdhtarëve të tij, Konica kthehet në një mbrojtës të flaktë të gjuhëve me përhapje të kufizuar, duke iu kushtuar njëkohësisht edhe përvetësimit të një sërë dialekteve të tjera që përdoreshin në perandorinë otomane. Po ashtu, ai i ngrihet me gjithë forcën e talentit të tij retorik, si edhe me mbeshtetjen e Apolinerit kundra esperantos “kjo shpikje e habitshme”, kjo “anije prej kartoni”. Më afër Nabokovit të “Bend sinister” sesa Oruellit të “1984”, shkrimet e Konicës nuk mbeten mbrapa megjithate në aftësinë e tyre të çuditshme për të parashikuar të ardhmen e për të penetruar shpirtin e lexuesit, gjë që do t’i kushtonte më vonë Konicës ndalimin e veprës së tij dhe zhdukjen e plotë të saj nga të gjitha antologjitë letrare të periudhës së sundimit komunist në Shqipëri. Ndonëse studjuesi i kulturave orientale Leon Cahun, numri i dy i Bibliotekës Mazarin në Paris, si dhe njëkohësisht autor i romanit me nuanca shqiptareske “Hasan, janiseri” (Hasan, jeneçeri), e prezanton Konicën në Universitetin e Parisit, por ky i fundit refuzon postin që iu ofrua, me synimin për të ruajtur pavarësinë e tij të mendimit. Në fakt, në këtë periudhe, militantizmi i tij është shtrirë deri në fushën e politikës: ai boton nën pseudonime të ndryshme një numër pamfletesh kundër zgjedhës otomane, duke denoncuar njëkohësisht dashamirësinë e fuqive perëndimore ndaj perandorisë turke. Vepra letrare e Konicës është sipas vlerësimit të Fan Nolit “një simfoni e papërfunduar”, e përbëre nga shkrime të shkurtëra, të mprehta dhe epigrame. Tekstet e shkruajtura në frëngjisht nga Konica, të cilat Starova na i ka prezantuar në veprën e tij, dëshmojnë për një njohje të hollë, në perfeksion absolut të gjuhës frënge, nga Konica. Ishin të shumtë autorët me orogjina të ndryshme që përdorën gjuhën frënge në krijimtarinë e tyre, por megjithatë, për Konicën, përdorimi definitiv i gjuhës “së tjetrit” mbeti gjithmonë një dilemë e pazgjidhshme, një hezitim.

Afaristi dhe diplomati....

Konica emigroi në Bruksel, pas dënimit me vdekje në mungesë nga Porta e Lartë, ku megjithë pengesat që i vuri policia arriti të themelonte në vitn 1897 revistën “Albania”. Stema e revistës u punua nga skulptori francez Pol Noket dhe prezantonte një shqiponjë, simbolin e kombit shqiptar shoqëruar nga një fjali në latinisht: “Unitas unguibus et rostris”. Mbështetja financiarë e disa miqvë shqiptarë me banim në Stamboll i bëri të mundur Konicës të drejtojë botimin e kësaj reviste, në fillim nga Brukseli e më pas nga Londra. revista i përgjigjej aspiratave të një diaspore shëmbullore, por që mbeti tepër e shpërndarë, deri në shpalljen e pavarësisë. Shpenzimet për shtypjen në shtypshkronjë të revistes merreshin në ngarkim nga ministria e punëve të jashtme të Austro-Hungarisë, me të cilën Konica mbajti korrespondencë të rregullt gjatë më shumë se dhjete viteve. Ishte ky, preludi i një karriere afaristi dhe diplomati që ai do të përqafonte gjatë gjysmës së dytë të jetës së tij në Amerikë, pothuajse e kundërta e jetës prej bohemi që Konica pati në rininë e tij. “Ashtu si Stendali edhe une kam monomanine e ndërrimit të identitetit” (Letër që Konica i dërgon Apolinerit më 20 nëntor 1904). Letra e parë që Konica i shkruan Apolinerit ishte në lidhje me një kronikë politiko-linguistike që ky i fundit kishte botuar në “L’Européen”. Të dy bashkë ndanin të njejtat shije për pseudonimet, lojërat e fjalëve dhe fjalorët. Shtegtimet e legjendave popullore kryq e tërthor Evropës i magjepsnin të dy miqtë, të cilët nuk lodheshin se kërkuari në këngët popullore të maleve të Juras (ne lindje të Francës), të njëjtat tema si ato të këngëve epike shqiptare, qe studjoheshin me shumë hollësi në atë periudhe nga albanologët Holger Pederen dhe Gustav Mayer. Temen e rëmbimit të nuses e re, që Apolineri e gjeti të trajtuar në studimet mbi etnologjine ballkanike të Friedrich Krauss, ai e ripërmend në tregimin e tij Omitka, e më pas në atë të titulluar “Shqiptari”. Në variantin e dytë të romanit “Gruaja e ulur”, Apolineri shkrin në të njëjtin personazh, që quhet Kanuris, trajtat e karaktereve të Konicës e të Pablo Picasos, dy miqtë e tij në jetën reale. Po ashtu, shija e Apolinerit për dyzimin, për mistifikimin, për shakatë me vlerat serioze që i ngacmonte me anë të erotizmit, gjendet reciprokisht e mirëtrajtuar në tekstet më të famshme të Konicës. Për shembull në ciklin e tij “Gostia e Ezopit”, Konica shkruan një “Ese për një metodë si të duartrokitesh nga borgjezet”, e cila përben njëkohësisht një manual poetik si dhe një përqeshje të ritit të koncerteve klasike. Në një tregim tjetër, po nga i njëjti cikël, që Konica e quan “Mashtrimi më i madh i historisë së gjinisë njerëzore”, ashtu siç e tregon dhe titulli vetë, përmbajtja e tij është gjithë nënkuptime për lexuesin. Sipas Konicës, orientalizmi ose më mirë gramatika e gjuhëve orientale nuk përbën veçse një kod të shifruar që e njohin vetëm persona të stërvitur.Prapa këtij kodi mund të fshihej një manual pornografie... Ky lloj stili provokues, ky “dandizem” ishte një nga karakteristikat themelore të artit të Konicës nga e cila ai s’hoqi dorë asnjëherë, edhe atëhere kur bëhej fjalë për të shkruajtur mbi tema tepër serioze në sytë e tij, siç ishte ajo e ringjalljes së gjuhës shqipe. Në këtë betejë ai paraqitej si një estet i mbruajtur me teknikat e Malarme-së, e Shën Simonit apo të Remi de Gourmont, por edhe si një patriot evropian i bindur, i cili nuk “përton” së përgjigjuri kur e akuzojnë padrejtësisht, siç ishte rasti i një ithtari francez, se gjoja Konica përdorte mjete retorike orientaliste në polemikat e tij kundër gjuhës “esperanto”. “Shqipëria është vetëm 10 orë nga Roma dhe Evropa lindore, por një muaj larg Kinës. Si rrjedhim, nuk e njoh aq mirë frymën orientale për të huazuar metodat e saj; temperatura e lartë e maleve të vendit tim m’a ka ruajtur shpirtin nga rrëmbimet entuziaste dhe iluzionet aq të zakonshme për ju”, regona Konica ndaj sulmit. Konica dhe Apolineri, kundërshtarë të betuar të utopisë vrasëse për një gjuhë universale dhe artificiale, preferonin pa ngurim mallkimin e Babelit dhe mëdyshjet e pafundme të përkthyesit. Për këtë arsye ajo duhet studjuar me thellësi e riprodhuar më saktësi.” Shkrimtari Jorge-Luis Borges nuk mungoi së shkruajturi për Kafkën se ai “kishte influencuar shumë paraardhesit e tij.” S’ka dyshim, në këtë rast, përfundon Luan Starova, se mjeshtri argjentinas mos të ketë ushtruar të njëjtin pushtet paradoksal mbi para-korierin e tij shqiptar.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire