Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

mercredi 10 février 2010

Po vjen Kosova e lire dhe sovrane !



Po e ribotoj kete shkrim shkruar vetem disa dite para se Kosova te shpallte pavaresine, ne homazh te gjithe bashkatdhetareve te mi qe endeerruan per dhjetera vite kete dite. Tashme vendi me i ri i Europes ka hedhur hapa te sigurt drejt te ardhmes europiane. tashme Kosova renditet krenare ne gjirin e vendeve me perspektiva te qarta demokratike.

Nga Genti Metaj

Sipas te gjitha gjasave, diten e diel nje shtet i ri, me i riu ne planet do te stolise harten e magjishme te botes. Diten e diele apo e shumta diten e hene harta e Europes do te « pasurohet » me shtetin e saj me te ri, me te vuajtur, me nje shtet martir, i cili me ne fund pas dy shekujsh bindi boten mbare per ekzistencen e tij. Kosova, kjo pjese e lenguar e trungut shqiptar, arrititi te beje boten te kuptonte gabimet e saj, gabimet e renda te se kaluares qe u paguan me jete foshnjash, me bajoneta armesh, me gjyle topi e perdhosje te dinjitetit njerezor. Kosova arriti te binde Europen se kjo perdhosje po behej ne oborrin e Europes, ne « Konakun » e Europes, ne zemren e Europes. Plot 17 vjet me pare federata Jugosllave do te fillonte te shperbehej duke nisur me shkeputjen e Sllovenise. Ironi e fatit apo rastesi, eshte Sllovenia qe do te shoqeroje kete proces historik per Kosoven dhe per Europen. Pavaresia e Kosoves nuk eshte vetem festa e saj, por eshte festa e gjithe kombeve te qyteteruara, feste e Europes inteligjente, e Europes diplomate. Eshte hera e pare ku Europa Plake, merr ne dore fatet e saj, sepse ne fund te fundit ceshtja e Kosoves eshte para se gjithash ceshtje e Europes.Sigurisht qe e nesermja e kosoves se Pavarur nuk do te jete roze. Eshte me se e natyrshme qe Serbia dhe aleatja e saj e ngushte, Rusia te bejne zhurme dhe te mos pranojne verdiktin e nje populli te tere. Ndoshta Serbia do te perpiqet te fuse ne qorrsokak dhe minoritetin serb ne Kosove, pra fantazmat e se kaluares do te vertiten dhe ca kohe ne kokat e nxehta te ultra-nacionalisteve dhe regresisteve te rajonit.Me i rendesishem eshte fakti se me ne fund, bota demokratike ka kuptuar esencialen e asaj qe Kosova kerkon prej te pakten dy shekujsh: faktin qe pavaresia eshte e pashmangshme, qe ceshtja e Kosoves nuk ka lidhje me asnje ceshtje tjeter qofte ne Europe apo gjetke. Gjithkush e ka te qarte se mes serbeve dhe shqiptareve nuk mund te kete kompromis per kete ceshtje, se vizionet e tyre jane diametralisht te kunderta. Me ne fund te gjithe e kane kuptuar se ne rast se Kosoves nuk i lehohej apo nuk i njihej pavaresia, rajoni jo vetem qe nuk do te gjente kurre qetesi, por rrezikohej nje kataure e vertete. Pra me te ardhur e diela, Kosova do te shpalle pavaresine dhe ne fillim te javes se ardhshme fuqite e medha si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania do te njohin shtetin e ri. Ministrat e jashtem te Bashkimit europian do te takohen te henen dhe mund te bien dakord per nje “platforme” duke thene se kushtet per njohjen e ketij shteti jane plotesuar. Nje shumice e 27 vendeve anetare te bllokut pritet te njohe Kosoven me shpejtesi. Unanimiteti do te ishte mire por edhe konsensusi i gjere eshte mese i mjfatueshem. Fale punes se Volfang Ishingerit, ambasadorit gjerman ne Britanine e Madhe, BE do te jete e bashkuar. Dhe ajo qe eshte me e rendesishme, SHBA dhe Europa do te ecin me hapa te njejte, nje ngjarje qe nuk ka qene shume frekuente kohet e fundit. Sot nuk pershendes vetem fitoren e lirise per popullin tim, nuk pershendes vetem triumfin e shpirtit demokratik, te bashkepunimit dhe te bashkerendimit te veprimeve diplomatike te popullit dhe qeverise se Kosoves. Sot ka ardhur koha te mos jem vetem avokat i Kosoves, por ka ardhur koha te jem avokat i Shteteve te bashkuara te Amerikes, Avokat i Europes dhe te gjithe atyre popujve, te cilet mbi te gjitha vene te drejten e njeriut per te jetuar i lire.Kosova po vjen! Kosova eshte e lire dhe sovrane! Kosoven do ta gezojne bijte e Shqipes krenare duke ruajtur respektin me te madh, duke ju ofruar lirite maksimale gjithe banoreve te Kosoves, gjithe qytetareve te Kosoves! Sot Isa Boletini e Azem Galica, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari ndritin rruget e Prishtines me mberritjen perfundimtare te misionit te tyre.Gezuar Kosoven e lire dhe Sovrane! Ta gezojme Shtetin e ri te Kosoves!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire