Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

mercredi 10 février 2010

NE VEND TE PYETJES PERSE, PAK HISTORI PER VAZHDIMESI!



Nga Genti Metaj

Ne ecejaket tona te perditshme rastis qe jo njehere t’i drejtojme vetes pyetjen e meposhtme : Cilet jemi dhe drejt kujt po shkojme ? Gjithesecili i pergjigjet kesaj pyetje ne menyren e vet, me argumentat e vet dhe bazohet shume shpesh ne jeten e tij personale. Emigrantet jo rralle kane qene ambasadore te zhvillimit te vendit te tyre. Dikur, kur nuk ekzistonin mjetet moderne te udhetimit, emigrantet shtegtonin me qindra e mijera kilometra per te gjetur pak me shume pune, pak me shume mireqenie dhe pak me shume prosperitet. Por gjithnje, ne cdo kohe dhe epoke, mbi supet e tyre ka qendruar nje cope memedhe. Ka qendruar nje cope Shqiperi virtuale.
Thone qe ne ato kohera, njerezit merrnin nje grusht dhe me vete, nje gur, nje cope dru. Kishte nga ata qe shkuan dhe nuk munden te kthehen me, kishte nga ata qe u kthyen me floket e bardha dhe shpinen e kerrusur. Jemi dhe ne, ne emigrantet e sotem qe e “braktisem” Shqiperine po per te njejtat probleme, per pak me teper pune, mireqenie, per pak me shume dinjitet. Por njeriu ne cdo moment te ekzistences se tij ndeshet me te verteten e kombit te tij. Takon ndonjehere dhe fare rastesisht ata burra e gra, te cilet megjithese larg, megjithese u larguan per te mos u kthyer me, mbollen copeza te shqiptarizmes ketu e kush e di sa vjet me pare.

Disa nga keta te fundit jetuan dhe punuan ne nje kohe kur nuk ekzistonte shtet shqiptar, kur njera apo tjetra fuqi e madhe, perpiqej te copetonte trupin e lenguar te asaj Shqiperie virtuale, e cila shetiste dhe jetonte me frymen dhe trupin e djemve dhe vajzave te saj. Ne kulturen tone ka lene gjurme te thella e kaluara dhe historia jone e jashtme dhe e brendeshme. Jemi bijte e trevave te lashta Ilire, te atyre viseve ku ka kaluar dhe kalon udhekryqi i civilizimeve, interesave gjeopolitike dhe ekonomike te botes mbare. Jo, nuk e ekzagjeroj, sepse ndryshe si mund ta shpjegojme oreksin per te pushtuar keto vise qysh nga koha e barbareve? A nuk eshte e vertete se Shqiperia ka pase qene province e perandorive te perendimit, lindjes, te Romes e te Bizantit?

A nuk eshte e vertete se me lufte e mundime kaluam nga principatat e pavarura tek shteti i Skenderbeut, i cili u qendroi per nje cerek shekulli taborreve te Sulltaneve? Keto aventura te pafundme, kane bere qe kultura jone te endet shpesh dhe pafundesisht.

Ne kohen e Skenderbeut, rrjedha e kultures shqipta-re ndiqnin normalisht humanizmin europian, por vdekja e prijesit beri qe ajo te nderpriste kete zhvillim. Ironi e fatit apo rastesi, ashtu si ne koherat e sotme, pasoja e pare e pas vdekjes se Skenderbuet ishte hemoragjia e intelektualeve ne perendim.
Nga kjo hemoragji u shquan dhe u konfirmuan figura te ndryshme, te cilet u bene pjese e pavdekshme e botes humaniste. E si mund te harrohet Dhimiter Frangu, i cili botoi te paren Histori te Skenderbeut, e cila u perkthye ne shume gjuhe te Europes? Po historiani Marin Barleti, qe beri po te njejten gje? Kjo liste e pambarimte vazhdon me Marin Beçikemin, Gjon Gazulin, L. Tomeun, Marulin, Artiotin e shume, e shume te tjere.

Kjo lumnaje personalitetesh u dallua ne fusha te ndryhsme te shkences, kultures, artit, filozofise, por ne Shqiperine e asaj kohe, luftrat dhe tmerret fashiten jeten kulturore, monumentet e kultures dhe pasuaria shpirterore mbeten nden rrenojat e barbarive, qe donin jo vetem te sundonin keto vise, por t’i shndrronin sipas qejfit dhe shijeve te tyre.

Ndryshimet e fese dhe struktures se jetes ne pergjithesi, nuk pengoi shqiptaret te vazhdonin luften per identitet, paqe, pavaresi dhe begati. Gjon Buzuku i dhuroi shqipes liturgjine katolike ne vitin 1555. Kjo tradite do te vazhdonte me botimin e shkrimeve te tjera fetare, te cilat pervec kontributit teologjik, autentik shqiptar, do te linin nje kontribut te pacmuar per Gjuhen Shqipe dhe historine e saj. Mund te permendim ketu disa prej ketyre autoreve: L. Matrenga, P. Budi, F. Bardhi, P. Bogdani etj.

Dalengadale vitet po kalonin, shtypja dhe dhunimi i gjuhes, traditave dhe kombit bertisnin me te madhe se vendi kishte nevoje per zot. Keto klithma do te zgjonin ata burra, te cilet do te ringjallnin kombin, do te mbrujtnin shqipen jo vetem si gjuhen e zokoneve, por si nje gjuhe kulture qe do te zhvillonte arsimin, do te krijonte shtetin e pavarur. Pra ne vija te trasha riorganizimi i gjuhes, organizimi i arsimit, dhe krijimi i Shqiperise sovrane do te ishin linjat kryesore kulturore dhe politike te fillimit te Rilindjes Kombetare. Keshtu filluan te dalin si kerpudhat pas shiut te pranveres botimet e rilindasve tane. Ata do te ndertonin nje romantizem tipik ballkanik, te etur per clirimin e vendit, te mbushur me nostalgjine e atij mergimtarit te famshem, i cili kishte marre nje grusht dhe me vete dhe mbante mbi supe nje cope memedhe. Ata do t’i riktheheshin me krenari mesjetes shqiptare, shtetit te Skenderbeut, do te krijonin lidhje te forta me folklorin shqiptar dhe do te lartesonin shqiptarin luftetar dhe te pamposhtur. Keto gjurme gjenden lehtesisht ne krijimet e De Rades, Z. Jubanit, Th. Mitkos, etj.

Me pas radha do t’i vinte te madhit Naim Frasheri. Me poemen Bageti e Bujqesi, do te levrohej dhe lirika filozofike, atdhetare dhe dashurore. Ai levroi dhe epiken me Historine e Skenderbeut.
Sot, Naim Frasheri konsiderohet se themeluesi i lirikes moderne shqiptare. Në frymën e “Bukolikëve” e “Gjeorgjikëve” të Virgjilit, ai në poemën “Bagëti e bujqësia” u këndoi punëve të bujkut e të bariut duke i thurur një himn bukurive të atdheut të vet dhe duke shprehur nostalgjinë e poetit të mërguar dhe krenarinë e qënies shqiptar. Nuk është çudi që, duke jetuar në zemrën e perandorisë së osmanëve, në Stamboll, të përjetonte aq thellë fatin e atdheut të tij. Malli për vendlindjen, për malet dhe fushat e Shqipërisë, për varret e të parëve, kujtimet e fëminisë, i japin forcë e vrull lirik frymëzimit të tij.

Përjetimet subjektive të individit të çliruar nga prangat e mentalitetit mesjetar oriental, nga një anë, dhe nga ana tjetër panteizmi filozofik i doktrinës sufite, i shkrirë me panteizmin poetik të shkollës së romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike të Frashërit një dimension human e filozofik universal.
A.Z Çajupi (1866-1930), është një poet rustik, i tipit të këngëtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipërisë; ai i solli letërsisë shqipe komedinë e zakoneve dhe tragjedinë me temë historike. I shkolluar në një kolegj francez të Aleksandrisë dhe në Universitetin e Gjenevës, njohës i mirë i letërsisë franceze, A. Z. Çajupi solli ndër të parët në shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kështu udhën e përkthimit e të përshtatjes në gjuhën shqipe, të veprave nga letërsisa botërore, që ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga udhët e mëdha të komunikimit të shqiptarëve me kulturën botërore.

Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi një poemë të përmasave të eposit kombëtar (“Lahuta e Malësisë”) ku paraqet me frymë romantizante e me një patos të ngritur patriotik, luftrat e malësorëve të Veriut kundër dyndjeve sllave. Me këtë vepër ai mbetet poeti më i madh epik i shqiptarëve.
Prift i urdhërit françeskan, erudit dhe anëtar i Akademisë italiane, Gjergj Fishta është një personalitet poliedrik i kulturës shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollë, dramaturg e përkthyes, veprimtar aktiv i jetës kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave. Vepra e tij madhore "Lahuta e Malësisë” me rreth 17.000 vargje, e shkruar në frymën e eposit legjendar e historik të shqiptarëve, është një pasqyrë e jetës shqiptare dhe e mendësisë shqiptare, një mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh të malësisë, zanash e shtojzavallesh të malësisë, një afresk i gjallë i historisë së një polemi të lashtë që pikëson në qendër tipin e shqiptarit të gdhendur në kalvarin e jetës së tij në rrymë të shekujve të egër për të. Nuk ka te sosur historia e kultures sone kombetare, nuk kane te sosur ato personalitete te kultures, qe prej visesh te largeta apo brenda Shqiperise i kenduan ringjalljes se vendit, gjuhes, kultures dhe identitetit shqiptar.

Migjeni, Noli, Koliqi, Kuteli, Poradeci..... dhe Konica.... do te sihin te tille qe do t’i jepnin personalitet e hijeshi Shqiperise dhe Kultures se saj. Do te kendonin dhe krijonin per te bere nje Shqiperi jo vetem te pavarur, por moderne, Evropiane.
Por le te ndalemi pak tek Faik Konica. Do te ndalemi jo sepse duam, por sepse duhet. F. Konica është mjeshtri që i dha fytyrë moderne prozës shqipe, intelektuali që solli mentalitetin e mirëfilltë perëndimor në kulturën shqiptare. Lindi në Konicë, qytet i vogël shqiptar, që me vendimet e Konferencës së Londrës më 1913, të cilat e rudhën shtetin shqiptar në kufijtë e sotëm, mbeti ne Greqi. Vinte nga një derë e njohur, prej së cilës trashëgoi titullin bej, vetëdijen e një përkatësie elitare, që e manifestoi fort në jetë dhe në krijimtarinë e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor prej të cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, që u kthye në një sarkazëm therëse në veprën e tij. Ndoqi një vit shkollën jezuite të Shkodrës, pastaj Liceun Perandorak të Stambollit, kreu me 1895 studimet për letersi e filozofi në Universitetin e Dizhonit (Francë), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, në këtë universitet, titullin e magjistrit në letërsi dhe arte. Master of Arts Erudit, njohës i gjithë gjuhëve të mëdha të Evropes dhe i disa gjuhëve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej të huajve “një enciklopedi që ecën” dhe u bë për kulturën shqiptare modeli i intelektualit perëndimor. Iu kushtua që në rini lëvizjes kombëtare, por, në kundërshtim me frymën mitike idealizuese e romantizante të Rilindjes, solli në të frymën kritike dhe përjetoi dhomën e përjetshme të idealistit që vuan për mendimet e tij.

Themeloi revistën “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londër 1902-1909), që u bë organi më i rëndësishëm i shtypit shqiptar të Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, përkthyes dhe kritik letrar, është veç të tjerave autor i studimit “L’Albanie et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Një ambasadë e Zulluve në Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpëra” (1924), si dhe i veprës historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern Europe”, që u botua pas vdekjes së Massachussets me 1957.

Dy novelat e Konicës i bashkon shpirti satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancës e konflikti midis mentalitetit të prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perëndimor. Publicistika dhe proza e tij janë model i një shqipeje letrare të përpunuar dhe i një stili elegant.
Vitet e fundit të jetës (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretësise Shqiptare në Washington, ku dhe vdiq më 1942.Kultura dhe letersia Shqiptare kane bere rruge te gjate. Serish me mund dhe persekutim. Atehere kur Shqiperia u be shtet, shume pjese te trupit te saj mbeten jashte kufijve. Trupi i Nenes Shqiperi lengonte dhe vazhdonte te humbiste gjak dhe lot brengash. Gjithsesi letersia dhe pse nen thonjte e gjakatares diktature do te zhvillohej dhe do te seleksiononte me kohen potencialet e saj te vertete.

Ketu ne Belgjike, vazhdon te kultiohet nje letersi qe nuk i ka zanafillat ne koherat e sotme. Me gojen plot mund te themi se krijmatria letrare e diaspores vazhdon te zhvillohet dhe ka marre nje dimension te ri. Shume autore mberriten nga Shqiperia e pas viteve 1990 dhe pas shume ecejakesh per te stabilizuar veten nga ana administrative, levrojne dhe krijojne ate letersi, kulture dhe art, i cili mund te quhet krijmtaria e diaspores. Ka shume emra per te permendur, por une po ju sjell vetem disa prej tyre. Gjovalin Kola, Ilir Grazhdani, Shkelqim Aliaj, Lek Pervizi, Dhimiter Pango, Albert Nikolla, Luan Doda, Skender Sherifi, etj., jane kthyer ne uren lidhese mes kesaj diaspore dhe Shqiperise. Ata kane thurur lidhje te reja me Belgjiken vendin prites te Faik Konices. Ketu e 110 vjet me pare Konica kishte ndezur ne zemer te Europes farin gjigand, i cili do te sillte anijen endacake shqiptare te asaj kohe drejt civilizimit, drejt vendit nga ku kishte nisur udhetimin e saj. Ate udhetim te lodhshem qe kishte kaluar nga “Portet e Perandorise Osmane”, nga “Portet greke, serbe, italiane” etj, per te mberritur atje ku ka dhe meriton vendin e vet, ne gjirin e familjes se madhe europiane.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire