Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

mercredi 10 février 2010

TE GJITHE DUHET TE JEMI NE TEHERAN !



Ajo qe ndodhi ne Iran gjate zgjedhjeve te fundit presidenciale perdhosi njehere e mire “Persine”. Perdhosi identitetin e kesaj kulture, e cila i ka dhene aq shume njerezimit, e cila ka ngritur aq lart emrin e saj, saqe renia kaq poshte e “denon” padrejtesisht. Qenka e thene qe ne cilindo kend te rruzullit tokesor politika t’i vere zjarin nje bote te tere, nje kulture dhe identiteti, te terheqe zvarre nje apo popuj te tere, vetem e vetem sepse ekzistojne njerez “te gjithpushtetetshem”, apo te etur per pushtet te pakufijshem. Sepse ekzistojne njerez qe ne momente te caktuara te qenies se tyre, kujtojne se jane te barabarte me “zotin” vete, sepse mendojne se eshte vepra dhe fjala e zotit ajo qe i ka “ngritur aq lart”, sepse mendojne se “zoti mendon ashtu sic mendojne ata”, sepse “jane te bindur se po te ishte e mundur ata dhe vetem ata do te ishin mekembesit e te gjithpushtetshmit”. Eshte aq e veshtire per t’i perligjur mendimet dhe qendrimet e tyre, eshte aq mizore te provosh te mendosh si ata, eshte nje fare torture pafund, nje tmerr pambarim.

Keto javet e fundit perpos ndjekjes me shume vemendje te aktualitetit nepermjet shtypit kam rastisur te bisedoj dhe me iraniane qe ndodhen ne Bruksel. Emigrante te rendomte dhe te zakonshem tjeterhere, tashme “te integruar” me se miri ne shoqerine e ketushme, njerez me principe te shendosha, por dhe me pak te shendosha, te cilet me shume se cdonjeri percjellin me ankth ate qe po ndodh atje, ne Persi.

Ne fillim mendimet ishin disi konservatore, disi te luhatura dhe te pastrukturuara. Thua sikur “opiumi” i Presidentit te rizgjedhur kishte penetruar deri ketu ne Bruksel. Amadi Nexhad konsiderohej si njefare “heroi” qe per interesat kombetare “nuk tutej para SHBA-ave, Europes dhe vendeve te tjera demokratike”. Kjo situate me sjell ne mendje mitingjet e Sadam Huseinit ne kohen e fillimperendimit te mbreterise se tij, me sjell ne mendje manifestimet e talebaneve pas renies se regjimit te tyre, me sjell ne mendje “rezistencen” e radikaleve te Pakistanit qe mbeshtesin Al Kaiden. Kjo situate me con aq larg, ne ato kohera kur Enver Hoxha mbushte sheshet dhe nxirrte ne rruge “arsenalin e jashtezakonshem” te ushtrise se mjere shqiptare per t’i treguar perendimit se sa i forte ishte. Aq larg me con kjo “ere diktaturash”, saqe me kujtohen “vrapimet e cmendura” te nje tufe njerezish, te cilet ne kohen qe bustet e diktatorit binin, themeluan njefare shoqate qe morri emrin e tij, mbyllnin shkollat dhe nderrmarrjet, vetem e vetem qe te shpetonin imazhin dhe “jeten pas vdekjes se Enver Hoxhes”.

Ndjehem krejtesisht i zhgenjyer nga keta njerez, ndjehem i turbulluar, aq shume i zhgenjyer saqe me thene te drejten ne disa raste hezitoj t’i pershendes dhe t’ju shterngoj doren.
Emigranti eshte gjithnje nje nder aktoret kryesor te ndryshimit te nje shoqerie. Eshte ky i fundit mesazhedhenesi dhe mesazhemarresi me efikas per vendin e tij te origjines. Emigranti shetit me shume, “thith” me shume te reja nga bota ku jeton dhe “eshte i detyruar” t’i percjelli ato ne vendlindje. Emigranti eshte ne njefare menyre emancipuesi (apo duhet te them: emigranti duhet te jete...) i kombit te vet. Eshte ai qe i sheh gjerat nga larg, pa pasion, apo me me pak pasion se bashkeqytetaret apo familjaret e tij atje ne vendlindje. Emigranti eshte bartes i njefare kulture hibride, e cila i ka rrenjet ne vendin e origjines, por ushqehet me ajrin, ujin, buken dhe “tabiatet” e shoqerise pritese. Per fat, kjo shoqeri qe na ka hapur dyert, ketu ne Bruksel, i bie te jete goxha me e perparuar se ajo ne Teheran.
Keto dite shtypi mbare boteror eshte “ne sherbim” te nje jete te nderprere. Te nderprere padrejtesisht, vetem e vetem sepse kishte dale si cdo qytetar i botes se lire per te shprehur mosdakordesine e saj me ate farse qe u gatua dite me pare ne zgjedhjet presidenciale te Iranit.

Ajo quhej Neda, ishte nje vajze e re plot energji, e bukur, inteligjente dhe mjaft aktive. Miqte dhe familjaret e saj te ndodhur ne mergim, atje ne Ameriken e larget apo ne Europe e kishin lajmeruar te bente kujdes. Megjithe censuren e Amadi Nexhad, imazhet e protestave te pergjakura nga policia, fale informatikes kishin marre dhene dhe situata ndiqej me shume shqetesim.
Nuk kishte bere vaki prej shume kohesh qe njerezia te perjonte nje vdekje, nje agoni hap pas hapi. Bota u tmerrua, me shume se nje njeri mbajti frymen, me shume se nje popull u gjakos, me shume se nje bote “ulerin me dhimbje” nga revolta. Ajo e dinte shume mire qe manifestimi ishte i ndaluar, por ky fenomen eshte i rendomte ne Iran, pra me pak fjale ndoshta Neda kishte menduar se dhe kete here do te mundej “te kafshonte bashke me mijera te tjere Mollen e Ndalume te manifestimit”. Kur shoqja e saj e femijerise e kishte keshilluar te bente kujdes, Neda duke buzeqeshur, ishte pergjigjur si perhere: “Mos e vri mendjen, nje krisme dhe gjithcka mbaron sa hap e mbyll syte”. Por te shtunen me 20 qershor krisma ishte fatale. Neda sapo doli nga vetura dhe nje krisme plasi... “U rrezua pertoke para syve te mi, pasi plumbi e kishte marre ne kraharor”, tregon profesori i saj i muzikes.

Ne rast se e keni pare videon qe qarkullon ne You Tube, eshte ai dhe babai i Neda qe perpiqen ta ndihmojne ne momentin e “krismes”.
Atje ne mes te turmes Neda ishte nje “anonime” si te gjithe te tjeret, si ata mijera anonime qe kishin dale te protestonin per rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Por ne harkun e disa sekondave 26 vjecarja Neda Agha-Soltan, u be ikona e rezistences dhe kontestimit te regjimit iranian. Imazhet e agonise se saj pas nje goditjeje vdekjeprurese me arme, ne harkun e disa minutave u pane nga qindra mijera njerez ne te gjithe rruzullin. Fale blogjeve te lira me dhjetera poezi u thuren dhe u hodhen ne boten e madhe virtuale me nje shpejtesi te rrufeshme, dhjetera dhe qindra manifestime po behen cdo dite ne kujtim te saj, ne emer te lirise, ne emer te jetes dhe mendimit te lire. Por me e rendesishmja mbetet se Neda eshte kthyer ne imazhin e ndryshimit te rinise iraniane, e kesaj rinie qe po kerkon driten e ndryshimit, daljen nga tuneli i erret i regjimit te atjeshem.

Sipas informacioneve qe qarkullojne ne shtyp dhe deshmise se familjes dhe shoqes se saj me te afert, Neda nuk e kishte patur ne asnje moment ne mendje politiken. Ajo ishte vajza e vogel e nje familjeje te mesme te Teheranit. I ati punonte ne administrate ndersa e ema ishte shtepiake. Duke qene se ishte nje nxenese e mire, Neda ishte rregjistruar ne Universitetin e Lire, ku ndiqte studime te Filozofise Islame. Kurioze dhe e etur per te mesuar me shume ajo ndryshon drejtimin e studimeve duke kaluar ne Turizem. Neda nuk dallohej si ndonje fare “vajze rebele”, as ishte “koke e nxehte”. Ishte thjesht nje njeri qe kishte kapacitete te medha, nje vajze e re qe donte te zbulonte jeten, nje njeri qe donte lirine dhe hapesirat e kaltera.....
Po kush qelloi mbi Neda?! Perse duhej te keputej nje jete kaq e re dhe per cfare aresyeje?! Kush do te mbaje pergjegjesine e vdekjes se saj dhe a mund te vritet nje njeri sepse kerkon liri?!

Keto pyetje me peshtillen ne koke dhe nuk di se cfare pergjigje te jap. Askush nuk do te mundet te qetesoje shpirtin tim te trazuar nga barbaria qe mund te kemi ne njerezit kundrejt njeri tjetrit. Tanime nuk kam aspak deshire te takohem me ndonje aga ata emigrantet iranian per t’ju drejtuar ndonje pyetje. Jo, mendoj se te gjithe ne tani duhet te shkojme ne Teheran. Te bertasim, te klithim dhe te mos e leme bosh vendin e Neda. Te kerkojme lirine per te cilen ajo jetoi dhe vdiq. T’u cohemi kemb per kembe te gjithe atyre “zoterve diktatore” dhe t’i shporrim njehere e mire nga pallatatet e qelqta qe ngrihen si Olimper mbi kokat tona!
Te gjithe ne, te pakten me zemer dhe me mendje, duhet te jemi ne Teheran!

Nga Genti Metaj

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire