Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

jeudi 25 février 2010

ZGJOHUNI NGA GJUMI ZOTI GALTUNG

Nga Genti Metaj

Politologu norvegjez, me ane te intervistes se tij na con 60 vjet prapa dhe dashur pa dashur kerkon t’i vere zjarrin ballkanit. Pa ja bere syri terr, ky i fundit parashikon se pas 50 vjetesh do te krijohet Konfederata Serbo-Shqiptaro-Kosovare, qe do t’ju jap fund konflikteve ne rajon.


Ne daten 17 shkurt 2010 Kosova festoi ditelindjen e dyte te pavaresise. Qindra dhe mijera shqipatre u bashkuan rrugeve te prishtines, Tiranes, Shkupit, Brukselit dhe New-York-ut per te festuar diten qe u dha fund dilemave dhe hamendesive. Sigurisht qe mozaiku i ketij viti perbehej nga njohjet e 65 shteteve te botes kundrejt Kosoves, por dhe me lajmin e mire se ka levizje premtuese ne gjirin e 5 shteteve te UE, qe nuk e kane njohur ende Kosoven. Pra te thenat e koriderove diplomatike flasin per nje qasje tjeter te Greqise perkundrejt Kosoves dhe sic e thane dhe zyrtaret kosovare ka te ngjare qe ne muajt e ardhshem te kemi zhvillime te reja. Sigurisht qe faktet e siperpermendura nuk jane pa njohura nga opinioni publik dhe nuk kane shume nevoje per eko mediatike, sepse u bene te njohura nga shtypi shqiptar, kosovar dhe nderkombetar. Ajo qe me shtyn te hedh mbi leter keto rreshta eshte nje artikull botuar ne perditshem serbe “POLITIKA” dhe botuar ne frengjisht ne gazeten elektronike COURRIER des BALKANS.

“POLITIKA” ka intervistuar Zotin Johan Galtung, i cili na qenkesh politolog, negociator nderkombetar per rreth 40 konflikte ne mbare boten. Ky sociolog dhe matemikan norvegjez qe mban mbi shpatulla 79 vite jete, na qenkesh dhe themeluesi i Institutit te Kerkimeve per Paqen dhe anetar i Keshillit Konsultatif te Fondit te Kombeve te Bashkuara per demokracine.

Politologu norvegjez, personazhi kyç i zgjidhjeve te konfliketeve me ane te intervistes se tij na con 60 vjet prapa dhe dashur pa dashur kerkon t’i vere zjarrin ballkanit. Pa ja bere syri terr, ky i fundit parashikon dhe propozon, qe pas 50 vjetesh te krijohet Konfederata Serbo-Shqiptaro-Kosovare, qe do t’ju jap fund konflikteve ne rajon.

Mirepo ajo qe une deshiroj te zbardh perpara se t’ju pergjigjem argumentave te tij boshe eshte fakti se Serbia nuk po resht ne asnje moment te aktivizoje potencialisht te gjithe ata njerez dhe institucione qe jane pro saj. Edhe pse aktualisht nuk kane ndonje perfitim konkret, eshte detyra jone t’ju kundervihemi dhe ideve e propozimeve, supozimeve apo parashikimeve qe mund te risjellin konflikte me permasa te parashikuara ne rajon. Eshte detyre jona te minimizojme me argumenta thenie dhe argumenta boshe qe kane si qellim venien ne pyetje te Sovranitetit te Kosoves, por qe shkojne edhe me larg duke kerkuar ate qe enderroi Mareshall Tito, aneksimin e Shqiperise ne gjirin e ish-Jugosllavise.

Se dyti ne duhet te bertasim me te madhe se kush jane njerezit qe perkrahin ide te tilla dhe pse e bejne ate.

Gazeta “POLITIKA “ e prezanton Zotin Galtung si nje njohes te holle te rajonit te Ballkanit duke nenvizuar se ai eshte autor i rreth 100 publikimeve, por nuk na thote se cilat jane publikimet e tij, as na ben nje raport mes publikimeve dhe ceshtjes se Kosoves. Ky zoteri i nderuar na paskesh qene dhe Drejtori i pergjithshem i Qendres Universitare Nderkombetare te Dubrovnikut, por gazeta ne fjale harron te na thote se ne cfare periudhe ai e ka drejtuar kete universitet dhe cili ka qene punedhenesi i tij.
Pra duket katerciperisht se ky zoteri i nderuar eshte nje njeri me probleme te medha, i cili nuk deshiron ta njohe realitetin e rajonit. Qartazi nenkuptohet se ai eshte dhe nje anti shqiptar qe hedh bomba tymese ne nje moment te gjetur me mjaft mjeshteri. Duke vene perpara disa merita diplomatike dhe universitare te vetvetes nepermjet gojes se gazetes “POLITIKA” ai ben gabime trashanike dhe kerkon te ofendoje pa turp Marti Ahtisariin.

Johan Galtung ben pergjegjes Marti Ahtisarrin per menyren e shpalljes se pavaresise se Namibise. Pra ai nuk e fillon sulmin e tij drejtperdrejte me Kosoven, por ben nje analize te se kaluares se Ahtisarrit, duke e bere ate te papergjegjshem, racist dhe jo diplomat.

Meqe ende nuk e ka kuptuar se puna e Kosoves eshte kry prej kohesh, mendon se zgjidhja ideale eshte krijimi i nje konfederate Serbo-shqiptaro-kosovare!
Tash ky njeri dhe gazeta POLITIKA po perpiqen te zgjojne fantazmat te cilat nuk kane vdekur asnjhere ne koken e ekstremisteve dhe nacionalisteve te semura. Ky zoteri, i cili e mban veten per njohes te holle te rajonit dhe ndermjetes ne zgjidhjen e 40 konflikteve boterore, po kerkon t’i vere zjarin fucise se barutit. Thuajse jemi dhe njehere tjeter ne vitet e “lavdishme te Mareshall Titos”, i cili kishte pergatitur “dhomen e Shqiperise ne gjirin e ish Federates Jugosllave”. Ai perpiqet te justifikoje bombardimet e Serbise si nje lufte te parashikuar kunder saj dhe aspak si nje lufte per Kosoven, duke harruar se Kosova u mbajt me forcen e dhunes dhe vrasjeve, me terror dhe mbjellje vdekjesh prej me shume se gjysem shekulli. Ai harroi studentet e helmuar diku aty nga vitet tetedhjete. Harroi krimet e ushtrise, policise dhe cetnikeve serb kunder nje populli te tere. Harroi faktin qe mbi gjysem milioni njerezish u zbuan nga vatrat e tyre, qe u vrane gra e vajza, u mbyten pleq e te rinj! Ka harruar se me forcen e bajonetes u shpuan barqet e grave shtazena.....
Jo zoti Galtung, konfederata qe ju propozoni nuk ka per te ekzistuar kurre, asnjehere! I vetmi takim yni me serbet do te ndodhe ne Gjirin e Europes se bashkuar, vetem atehere kur Serbia te pranoje realitetin, te njohe Kosoven shtet te pavarur dhe sovran, te denoje krimet e saj dhe t’ju kerkoje falje shqiptareve. Jo vetem kaq, por serbia duhet ne menyre urgjente te dorezoje kriminelet e te gjitha lufterave qe ka bere, midis te tjerash ajo e Kosoves, sepse ndryshe portat e Europes do te jene te mbyllura per te.

Ndersa per ju Zoti Galtung kam vetem nje keshille: rajoni i Ballkanit ka qene nje territor shume problematik. Eshte ndoshta i vetmi rajon qe ka denuar nje popull te tere te jetoje ne pese a me shume shtete. Ky eshte vetem rasti i shqiptareve. Asnjehere shqiptaret nuk i kane shpallur lufte fqinjeve, perkundrazi, kane qene ata qe kane vuajtur sulmet e te tjereve. Me thoni cili eshte ai shtet qe te pakten qe nga viti ’90 e ketej i ka vene te pakten kater here zjarrin Ballkanit? Mire Kosoves, po Bosnjes nga i erdhi sherri? Po Sllovenise e Kroacise? Kush po e mban ne gjendje terrori Bosnjen? Cila eshte formula juaj per kete vend i cili eshte shqyer ne tre rajone e republika? A ju kujtohet masakra e Srebenices?!
Zoti Galtung, jeni fare i parpergjegjshem! Kam idene se po perdoreni si vegel e mire ne duar te pista! Lerini Ballkanin te qete, sepse me ne fund ai dhe popujt e tij progresiste e gjeten vet zgjidhjen.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire