Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

jeudi 22 juillet 2010

Ehe, ate pune vetem Zoti e di!

nga Genti Metaj

Botuar ne gazeten Kritika me 13. 11. 2009

Tre prej fqinjeve te Shqiperise sone pas shume perpjekjeve dhe nje pune titane arriten te marrin dhuraten me te mire per popujt e tyre para Krishtlindjeve. Vetem pese dite perpara festimit te tyre, fqinji yne maqedonas, malazes apo serb, do te marre rrugen i qete per t’i festuar ato ne gjirin e 500 milione europianeve.
Per t’i festuar ato prane familjeve te tyre qe jetojne ne europe, prane femijeve te tyre, te cileve kete rradhe nuk do t’u duhet te pergatisin “kuleten” dhe as te shkojne ne sportelet e biletarive te avioneve, as ne zyrat e “Dergimit te shpejte te parave”. Do t’ju duhet te pergatisin atmosferen e festave te fundvitit dhe te presin ketu ne Europe prinderit, vellezerit, miqte, te dashurat, grate, femijet… Ndersa bota ecen perpara, ndersa fqinjet tane kane se me cfare te krenohen, perseri ne, ne shqiptaret, ne te fundit, mbetem prape te fundit!

Ne dukje ne shqiptaret, ose e thene drejteperdrejte, politika jone, perpiqet te shtiret si nje ithtare aktive e “temes” europiane dhe liberalizimit te vizave, na ben te besojme se ka ndermarre nje mije e nje nisma per te pershpejtuar jo vetem procesin e liberalizimit te vizave, por te krejt procesit te integrimit. Kur behet fjale per “nga fitorja ne fitorje”, perpiqen te na mbushin mendjen se jemi fare afer dhe se jemi anetar te NATO-s. Sigurisht qe ne jemi anetar te aleances Euro-Atlantike, por te mos harrojme se Maqedonia nuk u be pjesetare e saj vetem nga problemi i emrit me Greqine, nese jo, atehere ata do te ishin dhe ne NATO dhe me viza te liberalizuara. Maqedonia eshte nje shtet i sapo krijuar, por ama vleresimet mbi reformat e kryera prej tyre jane shume here me perpara se ato te Shqiperise. Maqedonia eshte nje shtet me probleme etnike dhe kjo duhet ta bente dhe me te veshtire misionin e saj te integrimit, por ne fakt eshte krejt e kunderta. Menaxhimi i tyre eshte si nata me diten me menaxhimin qe ne shqiptaret ju rezervojme shqiptareve.

Diku kam lexuar nje shkrim te nje ish-te burgosuri politik. Pak a shume ai citonte: “I zhytur ne erresiren e biruces se ftohte, degjoja klithmat e shqiptareve qe rriheshin dhe torturoheshin nga shqiptaret! Degjoja vellane tek masakronte vellane, shihja gjakun e shqiptarit qe derdhej po nga vellai i tij shqiptar”.
Ne keto momente kur duhet t’i jepet nje dinamike e re procesit te integrimit, kur te gjithe duhet te ulin me turp koken dhe t’i vihen punes, politika jone eshte rifutur ne nje ngerc pa krye duke deshmuar dhe njehere papjekurine e perhershme te saj. Kjo pajekuri eshte kthyer e denje per nje emision humori ku kryeminister e kryetar opzite, si femijet ne boten e perrallave dalin e tundin ne duar gjithfare raportesh, qe mund te deshmojne cdo gje, vec legjimitetit te tezave te tyre.

Mund te legjitimojne gjithcka, vec babezise per pushtet, prona dhe pasuri ne kurriz te shqiptareve. Pas kater vitesh shenohet 100 vjetori i mbarimit luftes se dyte boterore, para disa ditesh u perkujtua renia e “Murit te Berlinit”, perdes se hekurt qe ndau boten ne dy kesish. Pas nje viti shenojme plot 20 vjet nga fillimi i proceseve demokratike te Shqiperise, por ende pas gjithe ketyre peripecive mbetemi “oborri i prasem” i Europes po e po, por dhe i Ballkanit. Kemi mbetur ne nje “kotec hermetik ku flene gjelat tane politikane”, kemi mbetur ne nje kend te erret me nje shtet tjeter, i cili vetem para disa vitesh u shkerrmoq dhe vazhdon te therrmohet nga lufta dhe problemet etnike!
Po valle a eshte kjo ajo qe meritojne shqiptaret?! Te ulesh e te shkruash eshte nje histori tjeter, eshte nje perpjekje madhore sepse na pelqen a s’na pelqen ne shoqeria jone vazhdon te funksionoje njelloj si ne ato vitet e para “te pas clirimit demokratik”.

Ne emigrantet deshirojme ta shohim vendin tone sa me shpejt te jete e mundur pjese te familjes europiane. Kjo do te thote qe te zgjidhen sa me shpejt dhe perfundimisht problemet politike, te rritet niveli i jeteses, te nderpritet kufizimi i levizjes se njerezve, por per hir te se vertetes asgje nuk ka ndryshuar! As imazhi, as niveli i jeteses, as zgjidhja e problemeve politike, as zhvillimi i ekonomise aq shume i trumbetuar, as zenie e nje vendi pune per aresye te kompetencave dhe meritrokracise, as eshte ndalur rrahja e gazetareve, as eshte siguruar kufiri. Fatkeqesisht shefat e kuadrave qe duhet ta benin punen neper zyrat e shtetit e bejne neper selite e “Partise meme”, njelloj si atehere, kur muri nuk kishte rene.

Po valle kush e ka fajin. “Besa pytje t’vshtir m’ke drejtu o bac...”, ma ktheu nje miku im i mire malesor. Shume mire e kishte miku im i mire, pyetje me te veshtire nuk ke ku te gjesh.
Po valle kur do ta marrim dhe ne ate dhuraten e Krishtlindjeve, te Vitit te Ri, te Bajramit te Madh a te Vogel?! Ju drejtova serish mikut tim te mire. Ehe, ate pune vetem zoti e di! M’u pergjigj ai dhe pasi shkerrmoqi serish zerin, perkuli kryet per te rregulluar kesulen e bardhe, u ngrit dhe iku...

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire