Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

lundi 26 juillet 2010

Serbia nuk mund të mbajë më leksione diplomacie!



Nga Genti Metaj


Deri para pak ditësh qefji na e kishte të thoshim se Serbia do të pësojë një disfatë të hidhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Sot kjo punë është vulosur e firmosur duke sjellë në sytë e opinionit ndërkombëtar historitë e theroreve serbe. Historitë e gjithë atyre konflikteve gjakësore hapur e mbyllur me dhunë në të gjithë këndet e ish-Jugosllavisë. Saga e luftërave serbe fillon në vitet 1990 me katër kësish. Me katër luftra të humbura, me katër disfata njerëzore, materiale, sociale dhe për më tepër një imazhi të sakatosur keq e më keq të këtij shteti dhe qytetarëve të tij. Sllovenia, Kroacia, Bonja, Kosova, janë njollat e gjakut serb mbi hartën e Ballkanit.

Në rastin e Kosovës serbët u përpoqën më të gjitha mënyrat të mos dilnin “humbësit e vërtetë”. Për këtë arësye ata shkuan ne Hagë dhe iniciuan procesin e ligjmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për këtë arësye parlamenti Serb ju kërkoi falje boshnjakëve për viktimat e Sebrenicës, por pa e quajtur atë genocid. Për këtë arësye Presidenti Tadic shkoi dhe morri pjesë në ceremoninë me rastin e 10 vjetorit të kësaj batërdie njerëzore qe hoqi nga faqja e dheut 8 mijë djem e burra në një ditë, vetëm e vetëm se ata ishin bosnjakë muslimanë, pra vetëm e vetëm se nuk ishin serbë. Mirëpo kurthi i ngritur nga serbët nuk funksionoi! Serbët me anë të këtij veprimi dhe pas dhënies se verdiktit nga GJND-ja humbën një betejë diplomatike te sendërtuar fije më fije prej tyre. Mospranimi i verdiktit ja u ka nenvlehtësuar në maksimum seriozitetin dhe besueshmërinë në sytë e gjithë botës. Pra tashmë argumenteve juridike të serbisë ju ka dalë boja dhe ju ka ardhur fundi. Përgjigjen e morrën aty ku ata vetë e kërkuan, ne Hagë!

Tanimë ka ardhur koha të themi se argumentet politke janë zhvleftësuar njëlloj si ato juridike. Serbët pretendonin se pavarësia e Kosovës do të trazonte rajonin, ndërsa sot koha dëshmon të kundërtën: pra pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar rajonin. Rajon i pastabilizuar mbetet vetëm veriu i Kosovës dhe gjithë bota e ka të qartë se aty ka dorë Serbia. Të gjithë e dinë se në veri të Mitrovicës bandat serbe sponsorizohen nga qeveria e Beogradit, se atje korrupsioni dhe kontrabanda po shfarosin cdo ditë e më shumë jetën e njërezve. Pra dhe këtij argumenti i ka ardhur fundi, sot pas vendimit të GJND-së, më shumë se kurrë ndonjëherë.

Sot qeveria serbe ka humbur dhe “pop” starin e saj politik. Ministrit të jashtëm serb, zotit Vuk Jeremic duket se i ka perënduar ylli i lavdisë. Ky politikan i ri në moshë, por i plakur në mendime dhe diplomaci, nxiti qeverinë serbe për ndërrmarrje te cmendura si ai i cuarjes së cështjes në Hagë, harxhoi energjitë dhe buxhetin e një shteti te tërë për fituar ato që Serbia i kishtë humbur në katër luftëra me rradhë. Kërkoi t’ju mbushte mëndjen Europës, Amerikës e botës mbarë që Serbia kishte të drejtë, pavarësisht se Kosova u clirua nga ndërhyrja e tyre ushtarake.

Tashmë nga Serbia kërkohet hapur që ajo të ulet ne tryezë dhe të bisedoi si e barabartë me kosovarët, të bashkëpunojë për stabilizimin e situatës në Kosovë dhe në rajon, duke e palosur njëherë e përgjiothmonë fletën e së kaluarës.

Ndërsa për Kosovën kanë rënë e bien këmbana të reja. Tashmë qeveria e Kosovës duhet të vihet ne kryë të punës dhe t’ju udhërrëfejë vendeve që nuk e kanë njohur ende se përse duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithëse Serbia do të vazhdojë dhe për ca kohë të pengojë njohjen e Kosovës si shtet, megjithëse Serbia nuk ka për ta nohur ndoshta kurrë Kosovën, tashmë është në duart e politikës kosovare ndryshimi thelbësor i fushatës diplomatike. Beogradi do të detyrohet me kohën që të heqë dorë nga integrimi rajonal dhe ndërkombëtar i Kosovës, ndërsa kosovarëve ju takon te jenë të vendosur në zbatimin e strategjive të tyre shtetformuese dhe ndërkombëtare. Mes të tjerash Kosova duhet të punojë për imazhin e saj. Ndoshta eshte ky i fundit celësi i artë i shtetit më të ri në botë. Kosova duhet te luftojë pa kompromis korrupsionin, të krijojë mundësitë e investimeve nga aleatët e saj, por dhe të gjithë investitorëve potencialë, duke u shkëputur nga filozofia e klanit dhe klientelizmit.

Kosova nuk duhet të harrojë angazhimin e aleatëve të saj, sic nuk duhet të harrojë se në rast zhgënjimi nga ana e tyre, cmimi për t’u paguar do të jetë shumë i madh.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire