Bienvenue - Mire se erdhet

Bien venue sur le blog de Genti Metaj

Mire se erdhet ne blogun e Genti Metaj
Powered By Blogger

vendredi 23 juillet 2010

Shqiptarët artizanët e të ardhmes së Ballkanit


Nga Genti Metaj

Serbia e mësuar me "fitore" dhe dominim të rëhatshëm të rajonit, gjendet tashmë në një pozicion delikat. Qëndra e gravitacionit është zhvendosur drejt një kombi tjetër, i cili disponon dy shtete, por dhe një rol të rëndësishëm në gjithë rajonin. Këtu dua të përmend prezencen e më shumë se 30% të popullsisë shqiptare etnike në Maqedoni, prezencen e shqiptarëve në Malin e Zi apo ne Sërbi. Tashmë gjeopolitika ka ndryshuar kah, duke u dhënë shqiptarëve privilegjin, por dhe përgjegjësinë për të luajtur një rol të ri dhe konstruktiv në të ardhmen e ballkanit.

Tashmë nuk përbën më lajm që Kosova nuk mund të trajtohet më si një ish-provincë serbe as nga serbet dhe as nga ndonjë vend tjetër që fliste kundër pavarësisë së së saj në emër të sovranitetit te kombeve. Duke deklaruar se Kosova nuk ka shkelur në asnjë moment të drejtën ndërkomëtare, GJND-ja ka konfimuar ne mënyrë direkte se Kosova ka qënë thjesht një përbëres i ish-federatës Jugosllave dhe asnjëherë pjesë e Sebisë.Megjithëse ka qënë përherë e qartë, megjithëse bota mbarë e di se Kosova nuk ka qënë asnjherë pjesë e Sebisë, u desh që vendimi i GJND-së, kërkuar dhe pritur me padurim nga qeveria serbe të coj në vendin e duhur të drejtën ndërkombëtare.

Menjëherë pas vendimit të GJND-së, Ministri i Jashtëm Serb Vuk Jeremiç u përpoq të relativizonte impaktin e këtij vendimi duke thënë se ky ishte thjesht një mendim konsultativ pa vlerë juridike dhe pa asnjë lloj detyrimi për Serbinë. Mirëpo ai harroi se ishte Serbia që e kërkoi këtë mendim në OKB dhe se përfundimisht ai u shpreh në mënyre katërcipërisht të kundërt me të thënat e mëparshme qoftë të tij, qoftë të qeverisë apo Presidentit Tadiç. Në fakt humbja e Serbisë ne Gjykatën ndërkombëtare te Drejtësise minon kryekëput strategjinë e saj në vazhdën e angazhimeve diplomatike kundër njohjes së Kosovës nga vendet e tjera apo organizatat ndërkombëtare.

Deri dje pyetja qe vinte natyrshem në buzët e qytetarëve kosovarë apo aleatëve te shqiptarëve ishte: Cila është strategjia e shqiptarëve në rast të një vendimi te disfavorshëm për Kosovën? Ndërsa sot, është diplomacia serbe që ndodhet ne një rrugë pa krye. Në fakt, serbët e dinin se nuk ishte e mundur të jepej një vendim në favor të tyre, por ata shpresonin tek një vendim i dyzuar, pra një vendim jo i qartë dhe i interpretueshëm, i cili do t'i lejonte te shpërndanin tymnajën e strategjisë së tyre në lidhje me Kosovën.

Megjithëse Jeremic dhe pas tij Tadiç konfirmuan se nuk e njohin vendimin konsultativ të GJND-së, e dinë shumë mirë se do të jetë e veshtirë të kontestojnë një vendim për të cilin ata vetë ishin nismëtarët dhe pikënisësit e procedurës në Hagë.

Tashmë retorika beogradase se Kosova do të frymëzojë rajone të tjera të kërkojnë pavarësinë nuk mund të shihet në të njëjtën mënyrë. Nuk mund të shihet në të njëjtën mënyrë për dy arësye: e para sepse nuk ka patur lëvizje të tilla që prej momentit të pavarësisë; dhe e dyta sepse të gjithë e njohin situatën, historinë dhe shanset e ofruara Beogradit përpara ndërhyrjes së NATO-s dhe shpalljes së kordinuar të pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, megjithëse Kosova është njohur nga 69 shtete, përfshi këtu SHBA-ne, 22 nga 27 vendet e BE dhe prej të gjithë fqinjëve të saj, pritet një valë e re njohjesh nga vendet të cilat prisnin pikërisht vendimin e GJND-se përpara se të prononcoheshin për pavarësinë e saj.

Të jemi të ndërgjegjshëm se deri tani Serbia ka mundur të bllokojë jo pak njohje të Kosovës duke u mbështetur pikërisht tek fakti se GJND-ja do të sheshonte pikëpyetjen e madhe të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë. Përvec të thënave të mësipërme, pritet nje valë e re diplomatike në favor të njohjes së pavarësisë me mbështetjen dhe lobingun direkt të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Frances dhe Gjermanisë.

Por tashmë ka ardhur koha që qeveria e Kosovës të tregojë aftësitë e saj në arenën diplomatike botërore. I takon kësaj të fundit të ndërrmarre një ofensivë diplomatike serioze dhe të guximshme, me qëllim sigurimin e të paktën 93 njohjeve në total. Është e domosdoshme që në mbedhjen e ardhshme te OKB-së, Kosova të jetë gati për t'u pranuar anëtare e saj. Në rast se diplomacia kosovare dhe sigurisht shqiptare nuk do të jenë në gjendje te bëjnë një gjë të tillë, do të thotë se nuk jemi ne gjendje dhe nuk kemi kapacitetet e nevojshme per luajtur në mënyre dinjitoze ne arenën diplomatike ndërkombëtare.

Megjithëse në terren njohja e ligjshmërise së pavarësisë së Kosovës nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, ajo përbën një moment të ri për aktualitetin politik të rajonit. Shqiptarët e shohin dhe njëherë veten në krye të aktualitetit botëror dhe pozicioni i tyre është forcuar sërish. Nga ana tjeter, rasti i Kosovës përbën një precedent të ri në të drejtën ndërkombëtare. Qysh prej krijimit të saj pas luftësë së dytë botërore, GJND-ja ka trajtuar 24 cështje dhe është hera e parë që trajton një problem të tillë.

Nga ana tjetër, ky rast është një ndeshje e pastër mes diplomacisë serbe dhe asaj shqiptare. Është rasti i dytë që diplomacia shqiptare del fitimtare duke forcuar vendin e saj qoftë në arenën ndërkombëtare, qoftë në atë rajonale.

Serbia e mësuar me "fitore" dhe dominim të rëhatshëm të rajonit, gjendet tashmë në një pozicion delikat. Qëndra e gravitacionit është zhvendosur drejt një kombi tjetër, i cili disponon dy shtete, por dhe një rol të rëndësishëm në gjithë rajonin. Këtu dua të përmend prezencen e më shumë se 30% të popullsisë shqiptare etnike ne Maqedoni, prezencen e shqiptarëve në Malin e Zi apo ne Sërbi. Tashmë gjeopolitika ka ndryshuar kah, duke u dhënë shqiptarëve privilegjin, por dhe përgjegjësinë për të luajtur një rol të ri dhe konstruktiv në të ardhmen e ballkanit.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire